Heinrich Müller, një nga përgjegjësit kryesorë të holokaustit/ I deklaruar i vdekur ose i zhdukur në 1945, thuhet se ka jetuar me një emër të rremë në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heinrich Müller, një nga përgjegjësit kryesorë të holokaustit/ I deklaruar i vdekur ose i zhdukur në 1945, thuhet se ka jetuar me një emër të rremë në Tiranë

06:40 | 03/04/2020
në Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja, Francë – 2 Prill 2020

Ndërsa po bëja disa kërkime mbi historinë e Shqipërisë, gjeta rastësisht një shkrim, i cili mbase mund të përmbajë një informacion të rëndësishëm mbi një zyrtar të lartë nazist që supozohej se kishte vdekur ose ishte zhdukur më 29 prill 1945, në Gjermani.

Bëhet fjalë për Heinrich Müller, pseudonimi i të cilit ishte “Gestapo Müller”, pjesëtar i SS-Gruppenführer. Ai ishte një nga përgjegjësit kryesorë të Holokaustit. Sipas një artikulli të gazetës “Le Figaro”, të datës 31 tetor 2013, Mülleri u varros në 1945 në një varrezë hebraike në lagjen Mitte të Berlinit, gjithsesi ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Shkrimi në vijim, i botuar me 1 qershor 1964, në faqen n°5 të gazetës mujore “Le Droit de Vivre”, i sjellë ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, na jep një tjetër version :

“Është zbuluar vendi ku gjendet i strehuar i ligu Heinrich Müller, krahu i djathtë i Himmler-it.

Që nga viti 1956, ky administrator i kampeve të vdekjes naziste ka jetuar nën emrin e “Abedin Bekir Nakoschir” në Tiranë, ku ai ushtron funksionet e shefit të policisë sekrete shqiptare.

Sapo u informua, një organizatë e luftëtarëve të rezistencës nga Schleswig-Holstein i dërgoi një mesazh Walter Ulbricht, presidentit të Republikës Demokratike gjermane, duke i kërkuar atij të kërkonte ekstradimin e Muller në mënyrë që ai të jepte llogari për krimet e tij.

Letra është e datës 15 janar 1964. Deri më tani, nuk është marrë asnjë përgjigje.”

Gazeta “Le Monde” gjithashtu ka shkruar mbi mundësinë që Mülleri mund të ketë jetuar gjatë asaj periudhe në Shqipëri, së pari në një artikull të 7 janarit 1964, duke shpjeguar ardhjen e tij në tokën e shqiponjave : “…thuhet se Mülleri ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë një inxhinieri të Gjermanisë Lindore vitin e kaluar në hotelin Adriatik në Durrës, në bregdetin shqiptar, gjatë një momenti kur të dy burrat gjendeshin të dehur… Sipas Der Stern (gazetë javore gjermane), thuhet se Mülleri është përdorur që nga viti 1945 nga autoritetet sovjetike, të cilat i dhanë atij një funksion në aparatin e policisë (spiunazhit) që drejtonte Beria. Pas vdekjes së Stalinit dhe arrestimit të Beria-s, Mülleri thuhet se ka emigruar në Hungari, pastaj në Shqipëri pas kryengritjes së vitit 1956.” dhe së dyti, në një artikull të 8 gushtit 1967 ajo specifikon : “…I kërkuar në të gjithë botën, SS-Gruppenführeri Heinrich Müller thuhet se jeton aktualisht në Shqipëri. Të paktën kështu ka thënë të shtunën, në gazetën Schwaebische Donau-Zeitung, e cila botohet në Ulm, një ish-agjent sekret, Helmut LUI, i cili pretendon se ka ndihmuar Heinrich Müller-in te strehohej në Shqipëri. Sipas LUI, ish-eprori i dikurshëm i Adolf Eichmann-it ka një emër të rremë “Jergj Kovoc” (ndoshta Gjergj) dhe thuhet se jeton në Tiranë. Ai gjithashtu pretendon se ishte ai që e përgatiti largimin e Müller-it në 1949, që sipas tij, ky i fundit gjendej i fshehur në Itali…”

Meqenëse vdekja ose zhdukja e Heinrich Müller-it mbetet ende një mister, pista shqiptare duket se është e nevojshme të gërmohet më tej nëpër arkiva më qëllim vërtetimin ose rrëzimin e kësaj hipoteze që e lidh me Tiranën.

/Blogu©Dars(Klos), Mat-Albania

Etiketa: Aurenc BebjaHeinrich Mülleri vdekur ose i zhdukurnjë nga përgjegjësit kryesorë të holokaustitpjesëtar i SS-GruppenführerTirane

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
A ka patur një takim të fshehtë Rama-Basha jashtë Shqipërisë? Përgjigjet Berisha (film)

Berisha akuzon Qeverinë: Nuk kemi 277 të prekur me Covid-19, të infektuarit dhe të vdekurit janë 15 herë më shumë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com