Virologu italian Giulio Tarro në një lidhje direkt për “ABC-në e Mëngjesit” është shprehur se koronavirusi nuk është një ndër viruset më agresivë që kemi kaluar deri më tani, pasi për të SARS në vitin 2003 është një shembull i tillë.
Tarro ndër të tjera është shprehur ndër të tjera se virusi COVID-19 mund të zhduket me kalimin e kohës, por patjetër ne nuk duhet të presim, por të punojmë për një vaksinë parandaluese.
Gjithashtu virologu italian ka theksuar se në Itali deri më tani numri i viktimave dhe personave të infektuar nuk është real, pasi ai mund të jetë shumë herë më i lartë.
Intervista e plotë:
Po flasim për COVID 19 që pjesa më e madhe e botës mendojnë se ka ardhur nga Kina. Ky është një virus që është armë biologjike, natyrale apo diçka tjetër, që unë nuk jam shpjegoj dot?
Ky është një virus është natyral pasi ashtu dëshmohet. Janë rreth 50 llojesh koronavirusi në përbërje gjenetike të ngjashëm, por ka dhe faktorë të jashtëm që ndërthuren dhe kjo e bën të rrezikshëm. Deri më tani nuk ka asnjë prove që mund të jetë prodhuar në laborator sigurisht që nuk mund të përjashtohet por nuk është ky realiteti.
Virusi që gjendet në Evropë por po flasim dhe për pjesën Mesdhetare, është “virusi Kina” apo diçka tjetër?
Kjo është diçka e rëndësishme pasi në planin gjenetik ishte virus i parë nga dy shtetas kinez të shtruar në spitalin e Romës më pas nnjë italian që kishte ardhë nga Kina nga Ëuhan së bashku me 55 të tjerë por ai ishte i vetmi i sëmurë. Më pas u shfaqën me qindra raste në një kohë shumë të shkurtër, në fillim të shkurtit në Itali. Vetëm në këtë rast është kryer një hetim gjenetik dhe është zbuluar vetëm një ndryshim i vogël me virusin kinez. Vetëm në spitalin e Milanit është zbuluar se çfarë e lidhte virusin me lakuriqin e natës siç qarkulluan dhe informacionet.
Tani që virusi që ka mbërritur në Evropë është i njëjtë me atë kinez, apo ka pësuar mutacione të ndryshme dhe mund të themi se ëhstë origjinal Evropian?
Mund të themi se çdokush ka fizionominë e vet. Është pacienti zero ai që është studiuar në Gjermani dhe më pas është shpallur deri në momentin që kemi arritur në pandemi globale. Kishte agresivitet në një kohë shumë të shkurtër. Numri i të prekurve në krahasim me të prekurit, të shëruarit dhe viktimat nuk është real pasi janë shumë më shumë. Kemi dhe rastin e tragetit të bllokuar në Japoni ku u zhvillua një epidemi shumë e rëndësishme ka raste të verifikuar përmes tamponëve dhe në këtë rast ne mund të shikonim dhe evolimin e virusit kush u shërua dhe si u shërua. Aktualisht në Itali sipas një studimi të Universitetit Oxford bëhet fjalë për një vdekje prej 10 % dhe rreth 6 milionë italiane pretendohet se janë të prekur nga koronavirusi dhe pse nuk shfaqin simptoma.
Nëse duam të krijojmë imunitet duhet që 60-70 % e tufës të infektohet?
Përsëris shembullin e anijes së bllokuar, sepse aty u bë e mundur që të gjithë pasagjerët e anijes të kontrolloheshin, tu matej temperatura dhe është i njëjti mentalitet që mund të ndiqej dhe në terren. Fillimisht teoria u përfol në Britaninë e Madhe përsa i përket zhvillimit të imunitetit, por përsëris sërish shembullin e anijes. Nuk duhet që të harrojmë se duhet të mbrojmë të moshuarit dhe personat e prekur nga patologjitë e tjera. Është reale se me zhvillimin e imunitetit dhe % e viktimave do të bie. Por duke llogaritur edhe njëherë shifrat që dhashë më parë me 10% të viktimave në Itali me 6 milionë të prekur, deri më tani jemi te 1%.
A ekziston mundësia tani që kurba po bie në Itali që dhe për Shqipërinë të jetë një lajm i mirë që të ripërsëritet në vjeshtë e njëjtja gjë?
Ky është një lajm përsa i përket prespektivës së infeksionit dhe është i rëndësishëm, më në fund të Itali kemi të bëjmë me një bllokim dhe pas një muaji mund të kemi dhe efektin e zerimeve të infektimeve dhe mund të jemi në rastin siç është Kina tani, mund të kemi raste të reja të importua siç po ndodh në Kinë. Aktualisht po përjetojmë një rënie të numrit të të infektuarve, por në prespektivë mund të referohemi SARSIT të 2003 që nuk u shfaq më mund të jetë si virusi i Lindjes së Mesme që ishte përhapja shumë e kufizuar, por duhet të llogariten dhe viruset e sezonit vetëm në të ardhmen do të jemi në gjendje të tregojmë çfarë do ndodh sigurisht duke punuar dhe për prodhimin e një vaksine.
COVID 19 është më agresiv se SARS dhe H1N1
Duke i vënë në një bazë, COVID 19 është më agresiv se SARS pasi përhapet më shpejt dhe prek më shumë njerëz, por është më pak i dhunshëm dhe vdekjeprurës. Pasi nga SARS në 8 mijë të prekur vdekshmëria ishte 10 % dhe kjo brenda 6 muajve. Ky virus është se ka pushtuar botën, por porsa i përket % vdekshmërisë nuk mund gtë krahasohet me SARS, pasi pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuarit dhe persona që vuajnë nga patologji të tjera.
Pyetje në këtë moment që po flasim në Spanjë ka një të sëmurë çdo 529 banorë. Dhe në itali çdo 589 si % është dramtike apo është normale duke pasur parasysh virozat e stines
Kjo është përgjigja që më duhet të përdor të dhënat e një viti më parë, në Itali ka pasur 6 milionë të infektuar dhe 10 mijë të vdekur dhe nëse këto shifra vijojnë të jenë të ngjashme me shifrat e koronavirusit aktualisht do të ishte një mundësi e mirë për të krijuar imunitetin e pjesës më të madhe të qytetarë duke ruajtur të moshuarit. Është një situatë që shpresojmë ta zhvidhim me anë të një vaksine që ai të mos e ketë të lehtë të përhapet.
A ekziston mundësia të kemi të njëjtin me atë të gripit spanjoll?
Virusi spanjollishte i famshëm, ishte shumë agresiv dhe ka shkaktuar viktima më shumë se Lufta e Parë Botërore dhe ndodhi në një periudhë kur nuk kishte filluar akoma përdorimi i antibiotikëve. Shume viktima në Itali ndodhin pasi imuniteti i tyre reziston ndaj andibiotikëve.Virusi spanjoll ishte agresiv dhe pandemitë pasardhëse si gripi i derrit që kishte të njëjtin terren.
Ne cili është mendimi juaj për mjekimet që po përdoren aktualisht siç janë ilaçet anti artit dhe anti malaria?
Ne duhet të përpiqemi të ndërhyjmë në procesin pas shfaqjes së koronavirusit, dhe mjekimet që shërbejnë për reumatizmën, ndërhyjnë pasi dhe virusi është shfaqur më shumë te të moshuarit, të njëjtën gjë që bën dhe vitamina C që vzëvendëson trupat që humb me kalimin e kohës. Është përfolur dhe për përdorimin e mjekimit të HIV AIDS, por i vetmi është ai që është përdorur për Ebolën që ka qenë shumë pak efikas për Ebolën, në këtë rast dhe në Gjenova ka dhënë më shumë rezultat dhe shpresoj të na ndihmojë që të zerojmë rastet.
Tani që të gjithë jemi në karantinë çfarë bën një virolog?
Është momenti për të studiuar dhe menduar, por gjithmonë mendoj atë që ndodh do të doja të isha në laborator në mënyrë që të ndihmoja për virusin dhe ky është objektivi i të gjithë mikrobiologëve.
Në këtë moment që ne kemi këto zhvillime njerëzore dhe në fund e vetmja këshillë është të lajmë duart kë duhet të besojmë fenë apo shkencën?
Besoj se gjëja më e rëndësishme është higjiena personale për vete dhe të tjerët dhe duhet shumë besim. E dimë që dhe po të lutemi për persona që nuk e dinë se ne po lutemi për ata në fund jep një rezultat. Në San Francesko ishte rasti ku 200 pacientë luteshin në repartin e reumatologjisë dhe nga lutjet përfituan dhe pacientë të tjerë.
Gjithashtu virologu italianë ka falënderuar dhe infermierët dhe mjekët shqiptarë që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar./abcnews.al