Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Priste testin e dytë të Covid-19, vdes papritur në shtëpi 28-vjeçari shqiptar në Itali

Nga 27.al 0

Një 28 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Trento të Italisë. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar i identifikuar si Luçjan Elezi është gjetur i vdekur në shtëpi, pasi ishte infektuar nga koronavirusi.

28-vjeçari ishte në pritje për të bërë tamponin e dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht.

Dhjetë ditë më parë ai kishte shkuar në spital, pasi rezultoi i infektuar me COVID-19. Pas përmirësimit ai shkoi në shtëpi, ku do të qëndronte i izoluar. Në testin e parë i riu doli negativ, ndërsa ishte në pritje të testit të dytë për të vërtetuar, nëse ishte shëruar plotësisht.

Për momentin shkaku zyrtar i vdekjes dyshohet të ketë ndodhur një emboli pulmonare. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota.

Mediat fqinje shkruajnë se për vite me radhë i riu banonte në Val di Fassa dhe kishte punuar së pari në ndërtimtari.

Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja e tij.

/abcnews.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej