Mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë të dhënë është pyetur nëse është e vërtetë që ibuprofeni nuk duhet marrë sepse shkakton dëm për shëndetin dhe e rëndon situatën më shumë.
Pipero hedh poshtë lajmet franceze lidhur me përdorimin e ibuprofenit në luftën kundër COVID 19 sepse sipas tij nuk ka asnjë të dhënë shkencore që Ibuprofen është i dëmshëm.
“E kundërta është e vërtetë. Nëse personat nuk kanë probleme me stomakun, ibuprofenin mund ta marrin por me këshillën e mjekut, jo për qejf. Ta marrin me këshillën e mjekut por nuk është i dëmshëm”, u shpreh Pipero.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...







