Mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja ka bërë me dije nëpërmjet rrjetit social se i është kërkuar të largohet nga detyra.
Sipas mjekut që vizitoi i pambrojtur tre pacientë të dyshimtë shkarkimi i tij është një hakmarrje e kryeministrit Rama dhe kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Ilir Allkja hyri në vetëkarantinim.
Ai ka shkruar në facebook:
“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion! Kerkova të ma jepnin me shkrim!
Hakmarrje e ulët e Edi Rames dhe e Skënder Bratajt, në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë!
Sonte po qëndroj në punë kundër urdhrit, në shërbim të pacientëve! Ju dua shumë”.
Po dje, ministrja Ogerta Manastirliu u lutej studentëve të Mjeksisë të mobilizoheshin në spitale, sepse ka mangësi të personelit mjeksor.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10216514024667880&set=a.3844312791074&type=3&theater