Për bastexhinjtë në Angli gjithçka është e ofruar për t’u parashikuar, madje ka edhe një kuotë konkrete. Fitorja e titullit nga Leiçester në Premier League kuotohej 1 për 5000 në fillim të sezonit, pasi skuadra e Klaudio Ranierit u ndërtua thjeshtë për t’i shpëtuar rënies një kategori më poshtë. Nëse Kim Kardashian do të zgjidhej presidente e Shteteve të Bashkuara, në përfundim të mandatit të Obamës, kishte një koefiçient më pak të ekzagjeruar, vetëm 1 për 2000 stërlina. Po aq kuotohej edhe nëse Elvis Presli do të ishte gjallë diku nëpër botë, në moshën 81 vjeçare, pra nuk do të kishte vdekur në vitin 1997. Më thjeshtë mund të kishe fituar një shifër të majme edhe nëse fiksoje një bast, që Sir Aleks Ferguson do të merrte mjesë në spektaklin “Kërce me Yjet” dhe madje do ta kishte fituar atë.
Ndërsa për ekzistencën e mostrës së Loch Ness, një lloj “plesiosauri” që thuhet se jeton në liqenin skocez, prej të cilit quhet edhe Nessi, oferta e bookmakers ishte 1 për 500, pra dhjetë herë më e mundëshme se suksesi i djeshëm i Leiçester, pas barazimit të Çelsit me Totenhemin.