Ka përfunduar pak çaste më parë mbledhja e Këshillit të Kryetarëve të Partisë Demokratike ndërkohë janë zbardhjr detaje në lidhje me diskutimet dhe vendimet e marra.
Mësohet se Basha ka vendosur të zhvillojë protesta masive kombëtare midis datës 16 dhe 20 shkurt.
Do të jenë kryetarët e PD në rrethe ata që do të sugjerojnë për mënyrën e organizimit dhe datat e protestave gjatë muajit shkurt.
Gjithashtu Basha ka udhëzuar anëtarët e PD-së të jenë në gatishmëri për zgjedhje të parakohshme.
Kryedemokrati pritet të zhvillojë mbledhje edhe me anëtarët e ish-grupit parlamentar të PD-së.