Gazetarët për “Euronews Albania”: Ja pse jemi kundër “Paketës Antishpifje” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarët për “Euronews Albania”: Ja pse jemi kundër “Paketës Antishpifje”

18:47 | 18/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ditën e sotme u zhvillua protesta e paralajmëruar nga gazetarët, kundër paketës “Antishpifje”, përpara parlamentit të Shqipërisë.

Në protestë ishin të pranishëm gazetarë të shumtë në numër, studentë dhe pedagogë të gazetarisë, shoqata të gazetarëve si dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, me qëllimin e përbashkët; tërheqjen e ligjit nga Parlamenti.

Gazetari Bledi Koka i ftuar në studion e Good Morning Albanians tha se paketa Antishpifje është një ligj që “i pret duart” medias, dhe shtoi se një ligj për Antishpifje duhet për politikanët të cilët nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

“Më shumë se sa një ligj antishpifje për median ne duhet të vëmë një ligj antishpifje për politikanët, të cilët nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë. Shpifësit më të mëdhenj janë ata që sot mendojnë se do të rregullojnë median”, – tha Koka.

Mira Kazhani, drejtuesja e portalit TiranaPost shprehu gjithashtu opinionin e saj në studio për këtë projektligj duke thënë se kjo paketë është një dikaturë digjitale, e paketuar mirë që të joshë. Kazhani ndër të tjera u shpreh skeptike ndaj institucionit të AMA-s.

“Kur Durrësi, Tirana, Thumana po rindërtohet nuk mund të merremi me rindërtimin e medias dhe aq më pak nuk mund ta bëjë këtë një institucion si AMA që votohet nga Parlamenti dhe kontrollohet nga qeveria”,- u shpreh Kazhani.

Drejtuesi i portalit dosja.al, Enton Abilekaj në një lidhje live përmes gazetarit të Euronews Albania shprehu shqetësimin ndaj këtij projektligji teksa tha se se kjo rezistencë nuk është një aksion mbrojtes i portaleve ndaj një ligji por është një aksion mbrojtës i gazetarëve ndaj lirisë së shtypit.

“Ky është një ligj për t’i mbyllur gojën shqiptarëve, dhe jo portaleve apo televizionit. Portalet dhe televizionet janë pasqyra ku shqiptarët shprehin shqetësimet e tyre”, – shtoi ai.

E pranishme në protestë ishte dhe drejtuesja e portalit NewsBomb, Anila Basha e cila thekson rëndësinë e një procesi vetërregullues, por të bërë nga media dhe jo nga qeveria. Sipas saj, si një vend në tranzicion nuk mund të pretendohet se një institucion si AMA është i depolitizuar, për sa kohë që anëtarët e këtij bordi vijnë nga Parlamenti.

Aleksandër Çipa, kryetari i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, i pranishëm në protestë argumenton se këto dy projektligje krijojnë precendentë të rrezikshëm të censurimit si dhe intimidojnë politikat e pavarura editoriale të redaksive online. Çipa refuzon mënyrën si është konceptuar metodologjikisht ky draft dhe bashkë me të, bordin e AMA-s dhe Këshillin e Ankesave.

“Nëse do të miratohet ky projektligj, do t’i drejtohemi Presidentit për të mos ta dekretuar dhe do të ndjekim të gjitha hapat Kushtetuese, që pse jo mbërritjen deri te Gjykata Kushtetuese”, tha Çipa.

/EuroNews

Etiketa: "Paketa Antishpifje"Aleksandër ÇipaAnila Bashadosja.alEnton AbilekajgazetareGood Morning Albaniansmira kazhaniNewsBombParlamentprojektligjUnioni i Gazetarëve

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Vasili: Qeveria të heqë dorë nga presioni politik dhe propagandat mbi verifikimin e ndërtesave

Vasili publikon videon: Rama ofendon popullin me organin mashkullor, mediat e huaja i quan "kazan" (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com