Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kalisë të Kukësit.
Sipas raportimeve personi i plagosur është me mbiemrin Lita, ndërkohë që nuk dihet emri i tij.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta gjatë një ceremonie varrimi.
I plagosuri me mbiemër Lita aktualisht ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Kukësit.