E moshuara Ermioni Popa është e fundit e familjes së saj dhe pavarësisht se pallatit të saj i është vënë shiriti ajo refuzon të dalë nga banesa.
Popa tregon që do të dalë nga shtëpia, kur t’i kthehet banesa e saj, ndërsa shton se ia ka marrë kushëriri i kryeministrit Edi Rama.
“Nuk dal unë se s’kam ku të vete. Mua më kanë thënë që s’ka më tërmete, Nuk dal unë, s’kam frikë. Pastaj mua banesën ma ka marrë kushëriri i Edi Ramës. Ai ma ka marrë. Kur të ma kthejnë atë, atëherë do të dal nga këtu. Unë frikë nuk kam kështu që nuk dal,”- tha ajo për gazetaren Anila Hoxha në një lidhje direkte me emisionin “Open”.
Ermioni i përket familjes së famshme Popa që hyri në ambasadën italiane.
/dosja.al/