Pas lajmit se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dha dorëheqjen pas dështimit me negociatat, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj do të dalin në një konferencë për shtyp në orën 17:00.
Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen, bëjnë të ditur burime diplomatike për median italiane “Ansa.it”. Nuk dihet nëse do të marrë edhe kryeministri Rama një vendim të till.