Nga Raimonda Shundi
Qarkullojnë fjalë, që një firmë private do të ndërtojë në hapsirat rrethrrotull stadiumit të ri, një fushë basketbolli, ku basketbollisti ynë në politkë, të ushtrohet sa herë të ketë stress. Një privat i kudondodhur (Alb-Star), ka gjetur mënyrën më shumë se bujare për të privatizuar një tokë publike në një vend ku i duhet vlera dhe cmimi, me kushte deri më sot të padëgjuara dhe pa asnjë konkurencë. Ky është ish stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, ose siç edhe e ka pagëzuar momentalisht kryetari ynë “Arena Kombëtare”, për të vijuar me emërtimin e ri në mbëritje, sepse është në shitje. Është e qartë se tokën publike që i ka kaluar privatit, kryeministri Rama e ka vlerësuar “zero lek”.
Ndërsa privati “dhuron” atë objekt të shumëndryshuar nga projekti i miratuar fillestar. Një histori e nisur nga qeveria paraardhëse, zhvilluar metamorfogjikisht cuditshëm. Ndërsa ne ushqehemi prej vitesh me kurba levizëse shifrash, ku dueti shtesh-FSHF na mahnit me akutet e kapura. Se sa është shifra reale e njërës palë nga ajo e tjetrës, janë të vërteta pamundësisht të gjetshme. Mjeshtrit e qëndisjeve shifrore luajnë konfuzshëm me numrat dhe përqindjet që ata kanë vënë në dispozicjon. Kjo është e qëllimtë. Natyrisht. Federata e futbollit ka vënë një shumë në dispozicion të cilën vështirë se e gjen saktësish. Shteti luan kartën “0 lekë”, ndërsa privati livadhis me këtë shans të artë që i erdhi në dorë. Le të supozojmë se shifrat qëllimisht të fryra janë reale. Pra, 70 milion euro investim. Le të supozojmë se ka shkuar aq ky investim. Kjo shifër përfshin edhe hotelin e luksit të privatit? Ku janë hedhur ato lekë? Në zërat për luksin e hotelit, apo të ambjenteve sportive? Nëse shohim sipërfaqen që ka marë Federata dhe atë që ka marë privati, diskutohet që 25 përqind janë të Federatës dhe pjesën tjetër të ndërtuar e ka marë privati. Ndërkohë shteti ka nxjerë jashtë lojë kontratën e parë me Berishën që privati do ja kthejë shtetit investimin pas 30 vjetësh. Me sa qarkullon nën zë, flitet se Federata ka paguar me lekët e vetë pjesën që i takon dhe privati nuk ka qenë aspak ndihmës, përkundrazi, goxhaaa përfituese. Por ne nuk mund ti marit si të vërteta cfarë qarkullon, pasi e kemi të pamundur të zbulojmë shifrat reale që luhen në këtë lojë. Nëse realiteti është ai që flitet nën zë, i bie që e gjithë kjo maskaradë është organizuar që privati, pra firma fierake të përfitojë të gjithë sipërfaqen duke investuar kështu parat e tyre në pronën e vetë. Tashmë janë të njohura shifrat e larta të metrit katror në atë zonë. Dihet se sa mund të fitojë privati me zyrat dhe ambjentet e tjera. Por si i mori Albstar kontratën pa bërë tender, si i jepet e drejta të ndërtojë zyra e dyqane e ti shesë në tokë publike dhe si justifikohet ndërtimi i një qëndre biznesi me stadium brenda e kullë të lartë në kundërtshti me kompleksin që e rrethon? Sipas urbanistit zotit Kaprata nga këndvështrimi urban, është faj i madh të bësh vendimmarrje të tilla ndërsa je në procesin e hartimit të Planit të Qytetit. Është më shumë se gabim të shkelësh ligjin, i cili është shumë i qartë kur thotë se përgjatë kohës kur hartohet një plan nuk mund të ndërmarrësh asnjë zhvillim urban të qenësishëm. Këtj problemi i bashkangjiten edhe misteret e tjera të heqjes së mbrojtjes si Monument Kulture, shkatërrimit të një arkitekture unike si ajo e “Sheshit Italia”, ku përfshihen ndërtesat e korpusit, bashkangjitur shkuarjes dëm të të gjithë asaj cka ishte autentike. Këtu kemi heshtje. Pse vallë nuk gjenden askund shifrat reale të FSHF për stadiumin?
Le të flasim për atë cka mundemi të shohim dhe të vërtetojmë. Ajo që shohim është një supermashtrim që na shfaqet haptazi në fasadën prezantuese. Janë evidentueshëm të dukshme ndryshimet e projektit të stadiumit nga ai i aprovuar fillimisht. Ka lëvizje thelbësore kudo në emër të uljes së kostos. Por le ta marim hap pas hapi. Mendimi i arkitektëve është se vlera e objektit ka shkaur tek 50 milionët, jo 70. Por kjo fryrje se gjoja është investuar më shumë, është loja e manipulimit të rradhës. Ti si privat, hotelin tënd mund ta bësh sa të duash luksoz dhe po ashtu mund të deklarosh se ka shkuar 100, 200, 500 miljon euro investimi yt. Por, problem është se ky investim është i yti, jo yni. Ku janë hedhur ato lekë?! Nëse kryen nje hetim se sa është investuar në pjesën që i takon Federatës, do të zbulojmë shumën e përdorur me sforcim, pasi Federate nuk ka asnjë dukument të shkruar, ku ne të ballafaqohemi realisht me to. Flitet se ky investim nuk i kalon vlerës së 10-15 miljon eurove. Pa prekur se si ishte planimetria e pistës, faktin që ishte monument kulture, mardhënia me qytetin, cenimi i objekteve të tjera për rreth. Pra, ky objekt i është diktuar dhe keq kompozuar ndërtesave në krah, aksesit, parkimit, Sheshit Italia, duke prishur arkitekturën e ndërtuar nga Italianët. Arkitektura është një gjë shumë serioze për ti besuar vetëm një njeriu, përsëriste Gent Kaprata gjatë takimit së fundmi në Teatrin Kombëtar, kur u diskutuat për temën e shëmbjes së asaj godine.
Nën kostoja që ndërojë fasadën
Teknikisht, në projekt, e gjithë fasada në atë cka na është paraqitur e publikuar deri në zbatimin që shohim sot, ka diferenca të rëndësishme. Panelet e projektit të fasadës (që sot janë të kuqet dhe të zezat), janë parashikuar në dy kate. Pra, paneli ishte 2,3 fish më i madh sec është ekzikutuesi. Kur zvogëlohet paneli, automatikisht është zvogëluar kostoja. Ky panel i copëzuar që shohim, na bën që të hasemi me shumë pulla, pra, rrjedhimisht më shumë shëmti. Do të ishin minimumi trefish më pak i atyre që janë vënë. Projekti nuk është zbatuar rigorozisht. Si përfundim, me këto shkelje, ne kemi si dhuratë një objekt të copëzuar. Nuk është e drejta e arkitetit të ndryshoj projektin fillestar, ai vetëm zbaton. Këto ndryshime janë bërë pasi është miratuar projekti. Panelet ishin parashikuar me pllakë qeramike (shumë herë më të shtrejta). Në projekt janë kthyer në llamarinë të shkëlqyeshme , duke ja ulur edhe më shumë pamjen dhe vlerën estetike ndërtesës. Edhe ngjyrat e projektit janë devijuar. Ato nuk kanë qenë kuq e zi, por tullë e pjekur dhe gri. Ngjyra e tullës së pjekur nuk realizohet dot në llamarinë, kështu që doli e kuqe. I njejti problem edhe për ngjyrën gri e kthyer në të zezë. Pa u fututr në detajet e pa zbuluara të pjesës së brendshme apo sipërfaqes që mbulon stadiumin. Nuk po meremi me hotelin apo dyqanet. Por edhe xhamat janë të një cilësie me kosto të ulët. Në project, xhamat janë prashikuar më të mëdhenj. Kjo do të thotë që me një sy të lirë, pa ju futur shumë në detaje, e gjithë fasada e stadiumit nga projekti është ulur minimalisht me dyfishin e kostos. Fasada e parashikuar ne projekt me panele të madhësive dhe niveleve të ndryshme, krijon diznivel dhe i jep objektit një reshtim të shëmtuar të elementëve, duke e dëmtuar kështu rëndë estetikisht. Meqënëse pretendohet se ky objekt është zbatuar, ky mos zbatim nuk dihet në është në miratim të të gjitha palëve pjesëmarëse. Fasada është një pjesë shumë e rëndësishme e objektit. Copëzimi dhe shtimi i elementëve e ka bërë edhe më të lodhshëm për syrin, përpost problematikave të tjera që prekëm pak më lart. Duke qenë edhe më vrastare për tu kompozuar harmonishëm me objektet për rreth. Përpost përfitimeve të tjera firma fierake, ka kërkuar edhe rimbursim TVSH -je mbi 2 milion euro. Nuk dihet se si e kanë pritur arkitektët italianë Mario Casamonti dhe Giovvani Polazzi këto zhvillime. Kritikat më të shumta për ndryshimin dhe gjetjen e zgjidhjes së re për arkitektët ishin tre. Fasada, sheshi, kulla. Çmontimi dhe konservimi i fasadës së shumë përfolur që është monument kulture, ishte pre e diskutimeve. Fasada 73 –vjecare e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, e cila ka ardhur nga Italia dhe që është montuar së bashku me fasadën e Korpusit të Univesitetit, godinën e Rektoratit dhe Institutin e Arkeologjisë, është konsideruar si vlerë kulturore. Vetë stadiumi prej vitit 2000 është pjesë e së ashtuquajturës Ansambël monument –kulture. Po për këtë, urbanisti Gent Kaprani ka deklaruar se “Ata sot janë duke u tallur me ne kur na ekspozojnë si vlerë kulturore vetëm fasadën hyrëse që propozojnë ta mbrojnë me të njëjtën mënyrë si mbrojtën fasadën e kinema ‘17 Nëntorit’. Fundin e fasadës së kinemasë e njohim të gjithë, i njëjti e pret edhe atë të stadiumit. Por edhe kjo është shumë pak, sepse stadiumi vlen shumë më tepër se fasada e tij. Ai është një vepër gjigante arkitektonike dhe një element i pazëvendësueshëm, i një ansambli që nuk mund më të jetë i tillë”.
Mbase qeveria ose privati bamirës, do ti thërrasin mëndjes që të bëjnë aty rrotull stadiumit edhe një fushë basketbolli, për tu trajnuar basketbollisti dhe piktori i dështuar Edi Rama. Mos sukseset në art dhe në sport, i qofshin për hajër në politikë. Presim lajme në ERTV.