Dekriminalizimi si kastrimi kimik i Rilindjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekriminalizimi si kastrimi kimik i Rilindjes

17:55 | 09/09/2019
në Kryesore
0

Read more

E vështirë për t’u përballuar –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Nga Gentian Gaba 
Duket se nuk ka paqe për Rilindjen pas 30 qershorit. Nuk mjaftoi pjesëmarrja e ulët në votime, apo fakti që parti e dytë, dolën fletët e votimit në të cilat ishin vizatuar forma falike në shenjë rebelimi ndaj kushtëzimit për të shkuar në një garë pa rivalë.

As që votat e gjetura ishin më të shumta se votuesit, apo që Vangjush Dako (kreu i shtabit elektoral për qarkun e Durrësit edhe në këto zgjedhje) u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Andrallat e vërteta nisën kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nisi ofensivën ndaj atyre që dolën “fitues” në zgjedhje që nuk morën në konsideratë interesat e zgjedhësve shqiptarë, sikurse pohohet në raportin e OSBE-së.

Deri në këtë moment, viktimat e shquara kanë qenë Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku. Të dy të rënë pre e ligjit të “Dekriminalizimit”. Por, me sa duket, kjo listë shumë shpejt do të zgjatet. Sigurisht një ngjarje e kobshme kur kemi parasysh fjalën e urtë “të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.

Sepse nuk mund të bëhet më fjalë për gabime njerëzore, kur pas një beteje kaq të gjatë të opozitës për të imponuar pastërtinë e figurës në politikë, vijon këmbëngulja djallëzore e Rilindjes për të vendosur mujsharët në krye të listave dhe qyteteve. Emrat e dalë këto javë, të cilave do t’u shtohen edhe kryebashkiakë të tjerë, tregojnë së paku dy gjëra.

E para është vërtetimi nëpërmjet kandidimit të elementëve me prejardhje kriminale edhe në gara pa kundërshtarë, i projektit politik të Rilindjes për të fituar dhe mbajtur pushtetin me çdo kusht. Një vullnet që do të ekzistojë derisa brenda Partisë Socialiste të mbizotërojë ai që thuri të ashtuquajturën “aleancë të qelbësirave”. Si një simbiozë, ose një bashkëjetesë e vazhdueshme ndërmjet dy grupimeve llojeve të ndryshme, politikanë dhe kriminelë, që u sjell dobi të ndërsjellë.

Një simbiozë që do të kishte “sakatuar” opozitën nëse do të ishte futur në garën e 30 qershorit, sikurse ndodhi në zgjedhjet e pjesshme të Dibrës dhe në të përgjithshmet e vitit 2017, për të cilat përgjimet e Bild janë prova të patjetërsueshme.

E dyta, dhe më e rëndësishmja, është fakti që ligji për “Dekriminalizimin” po shërben si kastrimi kimik ndaj Rilindjes dhe gjithë të fortëve. Të cilët, në bashkëpunim me politikën, kanë përdhunuar dhe po përdhunojnë gjënë publike duke iu diktuar shoqërisë shqiptare me muskuj dhe para, në gara që do të duhet të ishin festivale idesh dhe vlerash. Rënia e njëpasnjëshme e të përzgjedhurve nga bota e krimit, duke nisur nga ata që Rama futi në Parlament dhe në bashki në mandatin e tij të parë, tregon se dobia publike e Dekriminalizimit është një vlerë absolute që i duhet njohur opozitës dhe liderit të saj.

Ky ligj, i shpikur ad hoc për ndaluar xhindet që Rama nxori nga shishja, është arma më e fortë në arsenalin e opozitës. Jo vetëm simbol i një beteje politike të fituar me zgjuarsi dhe sakrificë, por edhe i një mjeti me anë të të cilit po u tregohen shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, ngjyrat e vërteta të kryeministrit.

Jo si e pikturon propaganda e tij, por si mercenari i të fortëve në politikë. Njeriu që krijoi precedentin e rrezikshëm të amnistimit të kriminelëve nëpërmjet legjitimimit dhe integrimit të tyre në jetën politike, u hoqi zinxhirët e trashë dhe i mbathi me kostume dhe kollare.

Por, asnjë krim nuk mbetet pa ndëshkim. Kush mbjell erë, korr furtunë, dhe kush prej krimit erdhi në pushtet prej “Dekriminalizmit” do të ikë!

Etiketa: 30 qershoridekriminalizimiGentian Gabakastrimi kimik i RilindjesShtetet e Bashkuara të AmerikësVangjush Dako

Të Lidhura

E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

nga 27
13:54 | 06/04/2026
0

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi,...

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

nga 27
13:50 | 06/04/2026
0

Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së...

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

nga 27
13:18 | 06/04/2026
0

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë...

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

nga 27
12:49 | 06/04/2026
0

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Para
Dua Lipa shfaqet në video si “këngëtare nga Londra”, shpërthejnë komentet (Film)

Dua Lipa shfaqet në video si "këngëtare nga Londra", shpërthejnë komentet (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

13:54 | 06/04/2026
Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

13:50 | 06/04/2026
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

13:18 | 06/04/2026
Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

12:49 | 06/04/2026
Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

12:42 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –
  • Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –
  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com