Në Gjykatën e Apelit në Shkodër po mbahet seanca në ngarkim të ish-deputetit Bardh Spahia, i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Në këtë seancë mungon vetë Spahia, pasi askush nga policia e Tiranës nuk ka garantuar shoqërimin e tij nga banesa për në Gjykatë. Spahia përfaqësohet në këtë seancë nga dy avokatët e tij Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.