Ish deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se janë nisur nga Gjirokastra mbi 2400 persona të cilët pritet të marrin pjesë në protestën e opozitës para Kryeministrisë.
Shehu shprehet se protestuesit vijnë për të përmbysur të “keqen”, për të ndërtuar një të ardhme dinjitoze.
Kujtojmë se protesta e opozitës kanë nisur nga 16 shkurti, dhe kërkohet largimin nga kryeministria e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
Komenti i plotë:
Qarku i Gjirokastres “ndez motorrat” drejt Tiranes!
Per tu perballur me Narkoshtetin nje ”karvan” impresionues protestuesish prej Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit ka filluar qe dje levizjen e tij per tu bere pjese e protestes.
Jane me shume se asnjehere sot, mbi 2400; ne rrugetim apo tashme ne Tirane.
Fermere, intelektuale, studente, punonjes, te pa pune, gra e burra, te gjithe te revoltuar nga qeverisja e Rilindjes, plot energji e besim ne ndryshimin, koshiente qe do te jene protagoniste te tij.
Dhe kane te drejte; vijne jo vetem te protestojne, por qe te imponojne ndryshimet duke i thene mjaft:
Varferise, pa punesise, mungeses se kujdesit per bujqesine e blektorine, pa mundesise per te studjuar e diplomuar, kushteve afrikane te shendetesise, arrogances e represionit shteteror, deformimit te demokracise e votes, te pesuara mbi ata, por tashme edhe te publikuara nga media nderkombetare.
Vijne te revoltuar nga shkelja e interesave tona kombetare, bllokimi i integrimit te vendit ne BE, cuarja e tij drejt “Lindjes”.
Vijne per te permbysur te “keqen”, per te ndertuar nje te ardhme dinjitoze.
Respekt per ata, respekt per te gjithe banoret e atij Qarku me vlera ta medh