Greqia i akuzon për kolaboracionistë, por Lapidari i Cerkovicës tregon për dëshmorët çamë të Luftës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia i akuzon për kolaboracionistë, por Lapidari i Cerkovicës tregon për dëshmorët çamë të Luftës

09:33 | 14/05/2019
në Kryesore
0

Më 30 gusht 1944 u krijua Brigada e XIX Sulmuese në fshatin Cerkovicë. Kjo brigadë mori emrin Brigada e “Vëllazërimit”, ku partizanët e saj çamë e minoritarë grekë luftuan krah njëri-tjetrit kundër pushtuesve gjermanë. Prej saj ranë 100 dëshmorë në Luftës Nacional Çlirimtare.

Nga Arben Llalla

Greqia gjithmonë ka akuzuar çamët se kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve, por këto akuza prej 75 vjetësh nuk u faktuan kurrë shkencërisht, por mbetëm vetëm akuza politike për të kryer gjenocid mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.

Read more

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Viti 1943, Partizanët grekë dhe çamë të Filatit

Faktet historike thonë që çamët luftuan përkrah partizanëve si në Greqi, ashtu edhe në Shqipëri. Dëshmitë e veteranëve partizanë grekë ELAS-EAM tregojnë se çamët ishin në radhët e tyre, po kështu edhe nga pakica greke në Shqipëri, nga minoritarët që ishin partizanë kemi dëshmi që çamët kanë luftuar përkrah minoritetit grek, kundër nazistëve gjermanë.

Fakti i pamohueshëm është edhe lapidari në fshatin Cerkovicë, ku banon edhe pakica greke në rrethin e Sarandës, ku përkujtohet themelimi i Brigadës XIX sulmuese partizane.

Shqiptarët e Çamërisë në 2 Shkurt 1943, në fshatin Markat krijuan çetën “Çamëria” dhe më tej Batalionin “Çamëria”, e cila luftojë me heroizëm për çlirimin e Konispolit. Luftimet e Batalionit “Çamëria” për çlirimin e Konispolit nga forcat pushtuese gjermane zgjatën nga 5 Gushti – 28 Shtator 1943. Në këtë betejë ranë heroikisht 30 shqiptarë të Çamërisë.

Lapidari në Cerkovicë

Më 30 gusht 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, u krijua Brigada e XIX Sulmuese në fshatin Cerkovicë. Kjo brigadë në formimin e saj kishte 800 partizanë.

Brigadës së XIX Sulmuese, e quajtur ndryshe edhe Brigada e “Vëllazërimit”, ku partizanët e saj shqiptarë e minoritarë grekë luftuan krah njëri-tjetrit kundër pushtuesve gjermanë. Kjo brigadë në përbërje kishte Batalionin “Çamëria”, “Thanas Ziko”, “Lefter Talo” dhe Batalionin “Mateoti”. Prej saj ranë 100 dëshmorë në Luftës Nacional Çlirimtare.

Për çdo vit çamë dhe grekë mblidhen në 30 gusht në Lapidarin e përkujtimit në Cerkovicë të Bashkisë së Finiqit për të vendosur kurora me lule në përkujtim të shokëve të tyre që ranë dëshmorë.

E pra, ky është një nga qindra faktet, ku tregohet se shqiptarët e Çamërisë nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve, por ishin të radhitur në ushtrinë partizane, qoftë në Greqi edhe në Shqipëri.

Etiketa: arben llallaBatalioni "Mateoti"Batalioni “Çamëria”Brigada e "Vëllazërimit"Cerkovicëdëshmorët çamëGreqiakolaboracionistëLapidari i CerkovicësLefter TalopartizanëtThanas Ziko

Të Lidhura

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

nga 27
19:27 | 03/06/2026
0

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

nga 27
19:19 | 03/06/2026
0

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka...

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

nga 27
19:09 | 03/06/2026
0

Protestuesit kanë çarë kordonin metalik, ndersa policia u kundërpërgjigj me ujë. Sakaq, turma e qytetarëve nuk u ndal dhe u...

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Para
off-guardian: Kryeministri shqiptar sillet si monark, po e çon vendin drejt luftës civile

off-guardian: Kryeministri shqiptar sillet si monark, po e çon vendin drejt luftës civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

19:19 | 03/06/2026
“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

19:09 | 03/06/2026
Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –
  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com