Arta Marku heq maskën: Pranon se ka vepruar si Prokurore e Përhershme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arta Marku heq maskën: Pranon se ka vepruar si Prokurore e Përhershme

12:15 | 13/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Vincent W. J van Gerven Oei

Këshilli i Lartë i Prokurorisë aktualisht po vlerëson kandidaturat e paraqitura për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndër këto kandidatura po shqyrtohet edhe dosja e Prokurores së Përkohshme Arta Marku.

Nëse, Arta Marku do të jetë pjesë e listës përfundimtare me katër kandidatët e rekomanduar nga KLP-ja për parlamentin, atëherë me shumë gjasa qeveria Rama e cila e mbështeti emërimin e Marku me justifikime të pabaza, do të jetë në gjendje të grumbullojë numrin e nevojshëm të votave për ta zgjedhur atë si Prokurore të Përgjithshme.

Read more

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Në të shkuarën, unë kam argumentuar se pse Marku nuk mund të jetë Prokurore e Përgjithshme: nëse ajo tani mban me të vërtet postin e Prokurores së Përgjithshme, ajo nuk mund të zgjidhet për një mandat të dytë; nëse ajo mban postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, i njëjtë me atë të Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm, ajo ka shkelur ligjin duke ndërhyrë në strukturën e Prokurorisë, ndaj si pasojë KLP duhet ta skualifikojë kandidaturën e saj.

Por, pavarësisht kësaj duket se qeveria dhe Marku tashmë kanë nisur fushatën propagandistike për promovimin e kandidaturës së saj, e cila, sigurisht, përfshin edhe intervistat në televizione. Javën e kaluar Marku dha një intervistë për emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel.

Në këtë intervistë, Arta Marku pranoi publikisht — në dijeninë time për herë të parë — se ligji i jep asaj të drejtën të lëvizë prokurorët.

‘Unë mendoj se në krye të prokurorive kam vënë njerëz cilësorë, të ndershëm. Është cilësi shumë e rëndësishme të jesh i ndershëm. Zonja Prela nuk është e vetmja drejtuese që kam caktuar. Më duhet t’ju sqaroj se kompetenca për të lëvizur prokurorët ka qenë një dispozitë kalimtare deri në krijimin e KLP-së. Nuk janë zgjedhje abuzive.’

Kjo është e pasaktë. Neni 149/a(1)(a) i Kushtetutës qartazi shprehet se  ‘emërimi’ dhe ‘transferimi’ i prokurorëve është detyrë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe jo e Prokurorit të Përgjithshëm. Neni 109 (3), i ligjit  numër 97/2016 ‘Mbi organizimin edhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’, shprehet se deri në krijimin e KLP-së  kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm përcaktohen nga neni 160 (2) i ligjit numër 96/2016 ‘Mbi statusin e gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’.

Deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e mëposhtme, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj:

  1. a) emëron magjistratët kandidatë të diplomuar në vitin 2016, në përputhje me pjesën III, kreu II, të këtij ligji, të paktën dy muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;
  2. b) merr vendim për caktimin në pozicione të kandidatëve magjistratë të diplomuar në vitin 2016, sipas pjesës III, kreu III, të këtij ligji, brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;
  3. c) pezullon prokurorët, sipas procedurës dhe kritereve të parashikuara në ligj;

ç) mbikëqyr trajnimin e prokurorëve, sipas këtij ligji dhe ligjit ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë;

  1. d) kryen vlerësimin e punës, siç parashikohet në dispozitën kalimtare të këtij ligji, duke përfshirë edhe ndihmën në rivlerësimin kalimtar të prokurorëve, në bazë të ligjit ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’;
  2. dh) vërteton mbarimin e emërimit në rast dorëheqjeje dhe arritjes së moshës së pensionit.

‘Emërimi’ ose ‘transferimi’ i prokurorëve, të cilin Marku deklaroi se e ka bërë, nuk është detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm, gjatë kohës që KLP ende nuk është formuar. Ndaj ajo ka shkelur ligjin dhe duhet të hetohet për shpërdorim detyre.

Sidoqoftë, ajo çfarë është më e rëndësishme është se Marku tani ka pranuar publikisht se në fakt ajo ka vepruar si Prokurore e Përgjithshme që nga momenti që u zgjodh si Prokurore e Përkohshme.

Sipas nenit 148/a të Kushtetutës, ‘Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave të Parlamentit ndër tre kandidatët e propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandate shtatëvjeçarë, pa të drejtë riemërimi’.

Edhe pse Marku asnjëherë nuk u emërua me shumicë kualifikuese, sipas këshillave të EURALIUS dhe OPDAT, edhe pse mandati i saj do të pritet në mes, Marku ushtroi të gjitha funksionet — edhe më shumë — të një Prokurori të Përgjithshëm.

Kjo do të thotë, me fjalë të thjeshta, se kandidatura e saj për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është e paligjshme dhe KLP duhet ta përjashtojë. Përndryshe, çdo vendim do të tregojë se reforma në drejtësi nuk ka arritur asgjë.

/exit.al/

Etiketa: Arta MarkuEni VasilimaskëOpenprokurore e perhershmeTop ChannelVincent W. J van Gerven Oei

Të Lidhura

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

nga 27
23:12 | 19/12/2025
0

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

nga 27
22:44 | 19/12/2025
0

Flamurtari ka barazuar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar...

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

nga 27
22:30 | 19/12/2025
0

Po luhej bileta për finalen ku i pret Napoli, për të synuar mbylljen e vitit me një trofe që shërben...

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

nga 27
20:50 | 19/12/2025
0

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Para
Sfilata e Victoria’s Secret pëson rënie shikueshmërie/ Çfarë kanë në plan organizatorët (film)

Sfilata e Victoria's Secret pëson rënie shikueshmërie/ Çfarë kanë në plan organizatorët (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com