Basha në median sllovene: Dënim politikanëve të lidhur me krimin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në median sllovene: Dënim politikanëve të lidhur me krimin

19:50 | 28/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për gazetën sllovene ku ka folur për situatën dhe krizën politike të krijuar në vend.

Basha pohoi se Shqipërinë e shpëton vetëm një demokraci Europiane dhe ndëshkimi i të korruptuarve.

Çfarë mesazhi po përcjellin njerëzit në rrugët e Shqipërisë?

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Mesazhi është shumë i thjeshtë – E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Këtë radhë jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Ku është sot Shqipëria?

Në udhëkryq. Është e vërtetë se shumë kemi arritur tridhjetë vitet e fundit, por tani duhet të çlirohemi nga autokracia. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë. Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Për këtë duhet t’i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë përgjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin. Në Shqipëri kemi një rreth të ngushtë njerëzish, që kanë përqendruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s’mendojnë aspak për shumicën e popullit në Shqipëri.

Po thoni fjalë goxha të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet…

Pikërisht, për këtë arsye, Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë. Prej më shumë se një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese. Në Shqipëri mbizotërojnë klane të krimit të organizuar, që i kanë shtrirë lidhjet e tyre që nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri në zemër të Europës. Dhe në vend që të ndiqen, të arrestohen, të vihen para drejtësisë kriminelët, këta po fitojnë gjithmonë e më shumë ndikim politik, për shkak të lidhjeve me politikën duke i zgjeruar edhe më tej “bizneset” e tyre.

Në përgjithësi, kur dikush bën shumë premtime dhe premton shumë ndryshime, ndodh që problemet riciklohen…

Prandaj synojmë, që në këtë ndryshim t’i përfshijmë të gjithë ata që kërkojnë të ndjekim ëndrrën europiane dhe që fuqia e vendimmarrjes t’i kalojë qytetarëve. Kjo do të bëhet duke inkurajuar gjithnjë e më shumë konkurencën, si dhe njerëzit me ide.

Krimi i organizuar nuk është i lehtë për t’u larguar, ai gjithnjë do të kërkojë lidhje të reja…

Përcaktues është vullneti politik. Për këtë shkak, më shumë se në luftën politike duhet dhe jemi të përqendruar te përcaktimi i rregullave, ligjeve, dhe ajo që është më e rëndësishme, ndëshkueshmërisë.

Gjatë gjithë kohës, formacioni ynë politik ka qenë i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Në vitin 2015 i imponuam qeverisë miratimin e një ligji që ndalon zgjedhjen në funksione publike të personave të përfshirë në krime apo që lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar, janë të provuara. Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen.

Po pse kriminelët kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri?

Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale. Aty ku drejtuesit nuk mendojnë për investime në arsim e shëndetësi, por mundohen të kenë kontroll total mbi shtetin, policinë dhe gjyqësorin. Prandaj, duhet të investohemi shumë në forcimin e institucioneve shteterore dhe inkurajimin e konkurencës politike.

Sa do të jenë të rëndësishme për Shqipërinë zgjedhjet për Parlamentin Europian në muajin maj?

Është e rëndësishme që BE t’i mbetet besnik Samitit të Selanikut mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por, gjithsesi, e rëndësishme është që të përqendrohemi te vetja jonë, te plotësimi i kritereve për anëtarësim, në mënyrë që të rinjtë tanë, me ide në ekonomi, kulturë e arsim, t’i realizojnë në vendin tonë e jo të detyrohen të emigrojnë në shumicë, siç ndodh aktualisht.

Para zgjedhjeve europiane, po shtohet frika se po forcohen të djathtat sovraniste në Parlamentin Evropian…

Partia Demokratike e Shqipërisë është themeluar nën aspiratën që Shqipëria të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian. Tashmë jemi anëtarë të NATO-s. Po ashtu kemi marrë statusin kandidat për t’u futur në BE. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë prej 9 vitesh pa viza brenda hapësirës Shengen. Por, fatkeqësisht, me marrjen e pushtetit nga pala tjetër në 2013-ën, në Shqipëri procesi i integrimit ka ngecur dhe nuk po ndërmerren reformat e duhura.

Por trendi i të djathtës europiane mbetet përforcimi i nacionalizmit dhe jo integrimi i mëtejshëm…

Ndjek me preokupim zhvillime të tilla. Detyra jonë është të ndërtojmë klimën e besimit dhe të plotësojmë kushtet e kërkuara për anëtarësim në BE, anëtaresim që vendit tim do t’i sjellë shumë përfitime, si në lëvizjen e lirë të njerëzve, ashtu edhe të kapitalit, punës, ideve dhe heqjes së shumë pengesave e kufijve.

Unë jam i bindur se në momentin që do të arrijmë që të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë, do të arrijmë të kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE për të ecur me shpejtësi në rrugën jo të lehtë të antarësimit.

Ju po bashkëpunoni ngushtë me Donald Tramp, megjithëse ai e ka vlerësuar Bashkimin Europian si kërcënim për SHBA?

Gjithnjë kujdesemi për kontakte sa më të mira me SHBA-të, pasi me mbështetjen e Amerikës jemi bërë anëtarë të NATO-s. Të mos harrojmë edhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në pavarësimin e Kosovës. Por bashkëpunimi me SHBA-të nuk përjashton në asnjë mënyrë dëshirën tonë që të jemi anëtarë me të drejta të barabarta në Bashkimin Evropian.

Si e komentoni valën e migrimeve masive?

Dëshira për një jetë më të mirë ka sjellë gjithmonë lëvizjen e njerëzve. Duhet të kuptojmë se valët migratore, në fakt, nuk mund të parandalohen nga asnjë pengesë teknike, prandaj Europa duhet të kujdeset që nga emigracioni të nxjerrin përfitime të dy palët, si ardhësit, edhe pritësit. Gjithsesi, duhet bërë kujdes që me këto valë migratore të mos kalojnë njerëz me ideologji të caktuara apo terroristë. Migrimet e pakontrolluara duhet të parandalohen, por pa u mbërthyer nga ksenofobia dhe racizmi.

Disa politikanë, kolegë tuaj, po kapen pas pengesave teknike dhe një diskursi ksenofob për të përfituar pikë politike…

Dritëshkurtësia në lidhje me problemet e migracionit të pakontrolluar ka sjellë edhe zgjidhje dritëshkurtra. Politikanët nuk po i identifikojnë arsyet e vërteta të migracionit, prandaj edhe strehohen te një diskurs ksenofob, që nuk i shërben askujt.

Keni ndonjë mendim për idenë e bashkimit apo “Shqipërinë e madhe”?

Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po ashtu, të njëjtën aspiratë kanë edhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Kësisoj, jam i bindur se të gjithë shqiptarët në këto pesë vende do të bëhen bashkë si anëtarë të BE-së.

Etiketa: BEEmigracioniintervistëKryetari i Partisë DemokratikeLulzim BashaNdeshkimi i te korruptuarve

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Senatori Republikan, Richard Lugar ndërron jetë në moshën 87 vjeçare

Senatori Republikan, Richard Lugar ndërron jetë në moshën 87 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com