“Këmbanë alarmi”, Berisha: Çfarë fshihet pas vendimit të Holandës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Këmbanë alarmi”, Berisha: Çfarë fshihet pas vendimit të Holandës

16:13 | 19/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar vendimin e Holandës për rikthimin e vizave në vendin tonë.

Përmes një postimi në faqen e “Facebook”, ish-kryeministri e cilëson votimin në Kuvendin e Holandës si një këmbanë alarmi për qytetarët shqiptarë.

Postimi i plotë

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Këmbanat bien për të gjallët!

– Vendimi i parlamentit të Hollandës është aktakuzë e rëndë për narkoshtetin dhe narkos-it e tij
– Por është dhe një kambanë alarmi për qytetarët shqiptarë!

Të dashur miq, Hollandës, vendit të parë që mbështeti Shqipërinë për heqjen e vizave, i takoi të bëhej dhe vendi i parë që të votojë 9 vjet më vonë për rikthimin e vizave.

Ky votim nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur por erdhi pasi Shqipëria është deklaruar dy vite me radhë si qëndër operacionale ndërkombëtare e organizatave kriminale të Europës, Amerikës së Veriut, Amerikës Latine, Azisë. Po rikujtoj këtu se javën që kaloi Europol dhe agjensi të tjera me serioze shpallën krimin e organizuar një rrezik më të madh se edhe vetë terrorizmin për sigurinë e Europës, dhe në krye të piramidës së këtij rreziku qëndronin organizatat kriminale shqiptare.

Ky vendim erdhi pasi vendi u shpall Kanabistan apo Kolumbi e Europës me dhjetra herë nga mediat dhe agjensite më të mëdha të botës, pasi është deklaruar nga që viti 2017 në mënyrë të përsëritur si narkoshtet.

Ky vendim erdhi pasi këto katër vitet e fundit shqiptarët zënë vend kryesor si azilant politik në Gjermani dhe vendin e parë me distancë nga sirianët dhe sudanezët dhe afganët, në Hollandë dhe Francë. Në këtë kontekst, tejet tronditëse janë të dhënat e Galup që tregojnë se 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Ky studim tregon se Shqiperia renditet e katerta ne bote pas Sierea Leone, Liberise dhe Haitit per deshiren e qytetareve per te braktisur atë. Por në rast se në tre vendet e para shkak kryesor janë epidemitë vdekjeprurese të ebolës, kolerës dhe termete shkatërrimtare, në Shqipëri shkaku më kryesorë është pasiguria, krimi dhe vrasja e shpresës të lidhura dirket me kreun e meduzës Edvin Kristaq Rama dhe qëndrimet e politikat e tij shpresëvrasëse për shqiptarët.

Vendimi për rikthimin e vizave për Shqipërinë erdhi pas një raporti të agjensive ligjzbatuese të Mbretërisë së Hollandës, në të cilin konstatohej një rritje dramatike e kriminalitetit dhe trafikut të drogës nga shqiptarë të Shqipërisë në këtë vend.

Vendimin parlamenti i Hollandës e mori pasi nga ai vend, gjatë dy viteve të fundit vizituan vendin tonë një seri delegacionesh. Vetëm këto dy muajt e fundit erdhën për vizitë dy ministra të qeverisë së Hollandës dhe kreu i meduzes, skizoidi Edvin Kristaq Mashtrimi mendonte se mund ti mashtronte me zhgarravinat në zyrën e tij, duke i bindur ata se ky njeri vetëm normal nuk mund të quhej.

Ky vendim nuk erdhi nga Hollanda pa pritur dhe pa kujtuar por ishte paralajmëruar nga autoritetet e këtij vendi dy vite me radhë.

Vendimi i Parlamentit të Mbretërisë së Hollandës është një aktakuzë tejet e rëndë dhe me jehone botërore për narkoqeverine dhe zyrtarët e narkoshtetit shqiptar, që me lidhjet e tyre me krimin dhe drogën Shqipërinë në eksportues kryesor krimi dhe droge ne Europe. Sot jane dhjetra vende nga Europa dhe zona tjera te botes qe kane përfituar nga liberalizimi i vizave por Shqipëria bëhet vendi i parë, për tv cilin një vend anetar themelues i BE voton për rikthimin e vizave. Ndaj dhe kreu i maduzes dhe narkozyrtaret e tij reaguan me një gjuhë banditeske ndaj Mbreterisë së Hollandvs dhe Parlamentit të saj.

Por vendimi i Parlamentit të Hollandës është një Kambanë e fuqishme Alarmi për mbarë shqiptarët.

Ky vendim, në rast se qeveria hollandeze insiston preras ajo rikthen vizat për shqiptaret pasi qeveria aktuale e Edvin Kristaq Krimit ka shkelur rëndë kushtet e plotësuar mbi të cilat u hoqën vizat.

Së dyti, aktualisht vendimin për rikthimin e vizave për shqiptarët po e konsiderojnë seriozisht edhe vende të tjera.

Së fundi, ndonëse Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e përcaktuara në deklaratën e ministrave të jashtëm të BE me 27 qershor të vitit 2018 për hapjen e negociatave, ky vendim vjen si goditja e mëshirës për këtë proces.

Si përfundim, iu bëj thirrje shqiptareve të zgjedhin midis narkoshtetit të Edvinit e narkoqeverise së tij, që kanë shndërruar Shqiperinë në eksportues kryesor të krimit dhe drogës në Europë dhe më gjerë, dhe lëvizjes së lirë pa viza dhe të ardhmes së tyre në Europë! sb

Etiketa: BEedi ramaEuropaHollandaSali BerishaShqiperiavendimi per vizat

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
U përfol se u qëllua me shpullë nga Ervin Salianji, reagon Ralf Gjoni

U përfol se u qëllua me shpullë nga Ervin Salianji, reagon Ralf Gjoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com