Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.
Raportohet se përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.
Protesta e opozitës do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 18:00, ndërsa kohëzgjatja e saj nuk dihet ende.