Në mesin e personave të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup – Tetovë ishte edhe djali i deputetit të LSDM-së, Blagojce Trpevski.
Numri i viktimave nga aksidenti deri tani është 14, ndërsa disa të tjerë raportohet se janë plagosur. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur sot dhe nesër ditë zie në nder të viktimave.