Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të grave, Sevim Arbana, ka thënë se e ka parë kryeministrin Edi Rama të ushtrojë dhunë ndaj një ministreje të kabinetit të tij.
Ajo e rrëfeu këtë në emisionin “A Show”, në News24.
Adi Krasta: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?
Semi Arbana: Jo, live
Adi Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest
Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013
Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?
Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve.