Unë e çlirova teta Lirinë, bëni dhe ju diçka për mamatë tuaja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë e çlirova teta Lirinë, bëni dhe ju diçka për mamatë tuaja

09:44 | 30/10/2018
në Uncategorized
0

Nga Iva Tiço

Kur vjen puna tek telefonat celularë, mendoj që shitja e tyre nuk duhej të ishte kaq e thjeshtë sa është. Ja mjafton të shoh një nënë tek pallati përballë, që del çdo mëngjes në ballkon dhe flet
me sa e ka në kokë me të bijën që është në Itali: nga bisedat e saj unë e di që e bija po specializohet për mjeke, se nuk ha mirë dhe e ëma është e shqetësuar edhe që është e lidhur me një djalë, i cili punon me turne dhe herë pas herë e lë vetëm. Nuk e përgjoj, as që më shkon mendja, po ja që ajo nëna nuk e di
ndoshta, që edhe po foli me zë të ulët e rehatuar në divanin e saj, e bija do ta dëgjojë po aq mirë. Një kurs përdorimi dhe pajisja me një leje për mbajtje celularësh, ashtu si leja e drejtimit të automjeteve, do u bënte punë ndoshta shumë burrave e grave të këtij vendi, që kudo ku janë, me këdo që janë, nuk e kanë problem, por fap hapin telefonat dhe bërtasin me sa e kanë në kokë. Apo të marrin disa leksione që t’u mësojnë opsionin e dridhjes, në vend të zileve gjithfarësh, apo tek e fundit zgjedhjen e ndonjë zileje që
tringëllin thjesht, në vend të ndonjë muzike si “Naploni”, që para ca kohësh nisi të tringëllinte në xhepin e një zotërie, teksa ishim në varrimin e babait të një shoku: të gjithë mbajtëm një minutë heshtje, teksa pas ahengut tirons, zotëria në fjalë sqaroi me zë të lartë, atë që e kishte thirrur se nuk ishte
dot në atë moment. sepse ishte në një varrim… “Eëëë??? Jo jo, hiç, pa rëndësi. Mos u bëj merak, mirë jemi të gjithë, ta them pastaj se tani nuk flas dot”… Epo mirë, nëse do kishte ndonjë polici telefonash, këtij do t’ia hiqte patentën përgjithmonë. Ose një polici e tillë nuk do rinovonte “lejet e zotërimit
të telefonave” për zonjat e njëfarë moshe, që kanë rënë së fundmi në dashuri me internetin. Zakonisht kanë moshën e mamit tim, domethënë aty rrotull pensionit. Kanë zbuluar së fundmi se Facebook, që deri ca kohë më parë mund të përdorej për t’i shkruar djalit në një fotografi mes miqsh “të vdes mami sa i bukur je” apo vajzës me shoqet në klub “pse ke dalë pa kanatiere? Prapë e mërzite mamin”, na shfaqka në mur edhe portale me shumë lajme, ku mund të lexosh, komentosh, të të kthejnë përgjigje, të kthesh dhe ti, të bësh sherr a qoka e ç‘të kesh qejf, nga mëngjesi deri në darkë. Mund të japësh komente mbi shëndetësinë dhe ekonominë, historinë e letërsinë, mbi ndryshimet e qeverisë dhe nivelin e analizës të komentuesve tek Fevziu me të njëjtën lehtësi, që dikutohet për parashikimin e motit apo të yjeve dhe metodat tradicionale a kontemporane të përgatitjes së imam-bajalldisë. Këtë punën e rrjeteve sociale kjo
moshë sidomos nuk po e mban fare. E në mungesë të një “policie”, që do të lejonte ose jo përdorimin e celularëve, personalisht, në shtëpinë tonë e kemi zgjidhur në mënyrë arbitrare: unë dhe im vëlla kemi vendosur ta mbajmë mamin larg nga gjithë kjo teknologji.

Pasi e mësuam të mos e gradonte zërin në varësi të largësisë nga vjen telefonata, menduam që mesazhet e thjeshta janë shumë mirë për të, rrjetet sociale dhe interneti mund të shërbenin si shkaktare të helmimit të gjakut apo rritjes së tensionit. Nuk mund të imagjinoj dot sa do të shqetësohej, nëse do lexonte komentet negative për mua, sado t’ia mbushte mendjen vetes që rrjetet kështu janë, të mbushura
me mllef dhe me urrejtje sërish do rrezikonte seriozisht shëndetin. Sepse vjen një moshë, kur duam s’duam, ne nisim të sillemi si prindër me prindërit tanë, përveç kujdesjes për shëndetin dhe ilaçet e tyre mirë është të kujdesemi edhe të marrim masat që të mos shqetësohen. E nëse heqja e rrjetit është për të mirën e tyre, atëherë pse jo?! Mami im që jeton në epokën e internetit, por që përdor celularin e thjeshtë nuk është se po humb ndonjë gjë të madhe: informohet nga lajmet në televizor, i sheh filmat
aty, lexon libra, del për kafe me shoqet, merret me shtëpinë dhe i sheh fëmijët e saj, i puth dhe u merr erë sa të dojë, ballëpërballë, jo nëpërmjet fotove dhe filtrave të rrjetit. Nuk e ka gjetur ndonjë e keqe, që nuk komenton në rrjet: po të dojë të ankohet për qeverinë a për domatet që sikur s’kanë shije si njëherë e një kohë, mund ta bëjë këtë me shoqet e veta dhe s’ka pse ta shkruajë në ndonjë mur portali.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në të njëjtën mënyrë, sikur të ishte mami im, mendova edhe për një zonjë, që komentonte çdo ditë në Tirana Post. E quanin Liri dhe ngaqë më shfaqej fytyra e saj kaq shpesh në “notications”, më shpesh se çdo gjë, sapo e shihja me vete zura t’i thoja “teta Liria”. Shkruante teta Liria që në mëngjes, sa dilte horoskopi, na falënderonte kur shenjës së saj i binte fat i mirë, a thoshte ndonjë fjali përcjellëse, kur nuk ishte gjë dhe vazhdonte me këtë ritëm deri në mbrëmje. Lajm më lajm. Asnjë ditë pushim. Ditë them
unë?! Asnjë lajm pushim! Poshtë çdo titulli, vinte komenti i teta Lirisë. Dhe i bënte qokat një më një, uroi Meganin për shtatëzaninë e parë, ngushëlloi dhe Mbretëreshën e Anglisë për vdekjen e qenit, këndej përgëzonte qeverinë për ndonjë punë, andej i jepte zemër opozitës… Nuk më kanë zënë sytë të atillë zell për të shkruar, edhe punë po ta kishte pasur, do shkiste njëherë, do bënte një hile. Por teta Liria jo, a thua se do t’i vinte ndokush gjobë, po të mos e bënte?! Derisa mendova: po sikur të ishte mami im? Dhe i
bëra “ban”. Ata që punojnë në portale do mendojnë që me siguri kjo nuk ka asnjë kuptim? Pse të humbësh një lexuese kaq të mirë? Pse të humbësh ca klikime të sigurta? Por ja që unë vendosa ta çliroj teta Lirinë nga barra e të shkruarit në rrjet. Sikur të mund ta bënim të gjithë, do kishim vërtetë më pak klikime e komente, por vërdallë do kishte më shumë gra me kohë të lire, për t’u marrë me shtëpitë e tyre, për të shijuar ditët e paqta të pensionit, për t’u marrë me fëmijët, për të djegur rehat qumështin sepse shohin telenovelën apo sepse komentojnë ngjarjet me fqinjin tek ballkoni ngjitur.

P.S. Pasi bllokova teta Lirien mora me gjysmë zëri në telefon Mira Kazhanin, drejtuesen e Tirana Post, që t’i shpjegoja se përse kisha abuzuar, në cilësinë e një prej editoreve të faqes dhe përse kisha vendosur me kokën time, që portali duhej të kishte minus këto klikime. “Mooos çfarë paske bërë!”, – më tha Mira, “mendo çik që kjo teta Liria ka dy ditë që vjen vërdallë me telefon në dorë dhe u thotë fëmijëve të vet: shikoni pak çfarë më ka telefoni, se pse nuk m’i merr komentet… Ia paske prishur terezinë fare teta Lirisë, ishalla nuk ka blerë telefon të ri”. Ja fiks kështu do të sillej dhe mami im. Me siguri edhe
mami i Mirës :).

http://www.tiranapost.al/une-e-clirova-teta-lirine-beni-dhe-ju-dicka-per-mamate-tuaja/?fbclid=IwAR13TaQbgB-hqtDxewkgFHZV242gnpMJIYrmA_ujE0X0oDDS4Db8iIYoguM

Etiketa: iva ticoliriemamaportaltelefontension

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Bularati/ Zerva dhe Metaksa-ja që herë deh dhe herë kthjellon elitën shqiptare

Bularati/ Zerva dhe Metaksa-ja që herë deh dhe herë kthjellon elitën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com