Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, postin e ministrit të Brendshëm do ta zërë Sandër Lleshi. Lajmin për dorëheqjen nga posti të Xhafajt e dha kryeministri Edi Rama në një postim në twitter.
Ai gjithashtu njoftoi se Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.