Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi, deklaron se dorëheqja e Nikos Kotzias si Ministër i Jashtëm i Greqisë, negociatori kryesor në bisedimet me Shqipërinë, nuk sjell asgjë në diplomacionë greke.
Shpëtim Idrizi: Ajo që ndodhi tani që ka ik Kotzias, është se na u mërzit Bushati. Vetëm kjo ka ndodhur, se Bushati e kishte partner shumë të mirë, kur pinte uzo dhe kur kërcente Zorbën, linte Çështjen Çame dhe gjithë sinjalet për marrëveshjen e ujërave tregojnë se nuk është në favor të Shqipërisë.
Idrizi ka thënë në një intervistë për Ora News se shtrirja e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje do të dëmtonte ekonominë shqiptare.
Shpëtim Idrizi: Largimi në 12 milje ka një efekt shumë të madh, sepse e ka thënë vetë Kotzias që vendosja e kësaj distance e zhvendos Shqipërinë nga zonat ekskluzive ekonomike, ku dihet shumë mirë që aty ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi.