Pasi doli nga ambientet e organit të akuzës, Basha deklaroi se kishte një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama:
“Thirrja e kreut të opozitës në një regjim kriminal për t’u paraqitur në prokurori, nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal. Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre kudo; PD dhe qytetarët nuk shantazohen dhe frikësohen nga shteti privat i Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vijuar betejën tonë për çmontimin e këtij regjimi kriminal.”
Pavarësisht interesit të gazetarëve, Basha nuk pranoi të bënte më shumë komente mbi çështjen apo t’i përgjigjej pyetjeve.
http://politiko.al/xhisiela-basha-perfundon-deshmine-ne-prokurori-kam-nje-mesazh-te-qarte-per-edi-ramen/