Por, në vjeshtë gjithmonë është koha që të riprovohen gjërat dhe të piqen… Sot, më shumë se kurrë është koha e opozitës dhe hallet që kanë shqiptarët duhet t’i marrë përsipër e t’i derdhë mbi këtë qeveri që po u merr frymën.
Është koha e opozitës, sepse ka me vete edhe pensionistin qe vuan, edhe punonjësin e OSHEE që përdoret per t’u prerë dritat të sëmurëve.
Ka me vete policin e nëpërkëmbur parcelave me hashash, herë si roje, herë si mbjellës, herë si korrës e herë si numërues rrënjësh.
Ka me vete të sëmurin që shkon të kurohet në spital, por aty nuk ka ilaçe. Gjen nëpër dhoma vetëm varëset bosh të serumeve, të cilat i duhet ti blejë…
Ka me vete qytetarin e varfër, që edhe pse domatja kushtonte 20 lekë kërkonte të blejë një gjysëm kile.
Ka me vete minatorin që vdes tuneleve pa kushte minimale pune.
Ka me vete fermerin që hodhi prodhimet në kanal, se nuk kishte treg shitje u harrua nga pushteti i Rilindjes.
Ka me vete studentët që ju rritën tarifat e shkollimit dhe fjetjes.
Ka me vete qytetarin që pret në radhë për ujë, se ai që i vjen me raste në shtëpi nuk pihet.
Ka me vete banorët e pashpresë të bregdetit që vetëm biznes nuk bënë këtë sezon turistik, se i grinë tatimet me gjoba shefash.
Ka me vete ata pushues që paguan 3 mijë lekë kafen e 10 mijë shezlongun për punëtorët e të fortëve.
Ka me vete njerëzit e dhunuar e të trembur nga krimi.
Ka me vete ata fasonët që marrein 18 mijë lekë në muaj e nuk kanë kohë të hanë as bukën që e marrin me vete.
Ka me vete të papunët e shumtë.
Ka me vete ata prindër që s’po gjejnë kopsht apo çerdhe shtetërore për të vegjëlit e tyre.
Ka me vete ata mjekë e infermierë të frikësuar, se nuk kanë plotësuar numrin e personave për check up për PPP-të e qeverisë.
Ka me vete pronarët që po u vidhet prona. Po u tjetërsohet, po u merret trashëgimia.
Ka me vete ish-të persekutuarit që vazhdojnë të jenë të tillë duke pritur emrin apo numrin t’u dalë në gazetë si nëpër kampet e përqendrimit.
Ka me vete punonjësit e sistemit të drejtësisë që po u bëhen gjyqe publike e politike.
Ka me vete punonjës të medias që janë kthyer në shitës imazhesh të modelit ERTV, ose lali Eri.
Ka me vete rininë e nëpërkëmbur me shpresë të humbur qe nuk do të iki…, por do të jetojë këtu.
Ka me vete artistët që edhe një vend shfaqjeje që kishin, qeveria e ka futur nën ombrellën e projekteve me kulla.
Ka me vete këngëtarët që artin e tyre u ka mbetur ta shprehin vetëm nëpër dasma.
Ka me vete dhe në krah të saj emigrantët kudo në botë që duan një Shqipëri normale e të zhvilluar, që kur të vijnë ta gjejnë jo të pushtuar nga krimet e jeshile nga hashashi.
Ka me vete dhimbjen e dhjetra femijëve që u mbyllet shkolla e u duhet të ecin me orë në këmbë për te gjetur një bankë ku të ulen e të mësojnë.
Ka me vete me dhjetra qytetarë që vidhen përditë nga taksat e rritura, nga energjia e shtrenjtuar, nga qiratë e shtrenjtuara, nga uji i shtrenjtuar, nga çmimet e tharta, nga shërbimet pa kulturë e me pagesa nën dorë.
Është koha e opozitës, sepse kjo qeveri nuk qeveris. Nuk po qeveris e nuk ka për të qeverisur ndonjëherë. Akoma tregon rritje ekonomike investimet e qeverive të drejtuara nga Berisha.
Është koha e opozitës, pasi nuk ka zhvillim, nuk ka investme. Opozita ka me vete edhe të gjithë ata që duan kombin. Rama me ushtarët e tij në Prishtinë dhe Thaçi, me ushtarët e tij në Tiranë desh e copëtuan Kosovën…..
Aleatët po i ikin “Rilindjes” një e nga një. E jo vetëm aleatët politikë në qeversije, por edhe aleatët europianë e më gjerë.
Prandaj edhe intelektualët ata që kanë mbetur akoma në Shqipëri janë me opozitën. Në heshtje janë krah inictiavës së opozitës dhe lëvizjeve të saj.
Prandaj, opozita duhet t’i nxisë, t’u japë motiv që ta ngrenë zerin e të bërtasin që të dëgjohen, deri në përplasje…
Takimet e deputetëve të opozitës nëpër qytetet problemtike me krimin nëpër Shqipëri po zhvillohen nëpër salla, por nuk përjashtohet mundësia që këto takime të zhvillohen edhe nëpër bulevarde… që Ballajt me shokë të mos nxijnë më jetën e shqiptarëve, por të tyren…
Pra, është koha e opozitës.
E kur vjen koha, nuk duhet të ofrohen kompromise me pushtetin, por vetëm zgjidhje…