Flet deputeti i PS: Djali im e la Xhisielën për një tjetër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet deputeti i PS: Djali im e la Xhisielën për një tjetër

11:10 | 27/09/2018
në Uncategorized
0

Deputeti i PS, Rrahman Rraja në një intervistë për Report TV ka sqaruar të vërtetën e tij pas denoncimit të n/komisariat Emiljano Nuhu dhe akuzave nga PD për dosjen e djalit të tij.

Ditën që Nuhu e akuzon deputetin se ka qenë në komisariat dhe e ka kërcënuar se bashku me vëllanë, Taulant Ballën dhe kryebashkiakun e Krujës, ai e mohon duke thënë se nuk ka qenë, ndërsa shton se gjithë historia plasi, pasi djali i tij e la vajzën,  Xhisielën për një tjetër.

“Me përgjegjësi të plotë ju them se atë ditë nuk kam qenë as në komisariatin e Krujës dhe as të Fushë Krujës. Kur ka ardhur kallëzimi e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë eja se të kërkon policia. Ai ishte në Sarandë me të dashurën. Dhe kjo është arsyeja pse plasi gjithë kjo, sepse djali im e la për një tjetër”, tregon Rrahman Rraja

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Deputeti thotë se nuk e njeh vajzën, ndërsa zbulon se ajo e ka telefonuar njëherë pas problemeve që kishte me djalin e tij.

“Po ta shoh si fytyrë rrezik nuk e njoh. E ndoqa mbrëmë intervistën në TV tuaj dhe ajo u tregua e sinqertë. Nuk e kam takuar por një herë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që donte të bisedonte diçka në lidhje me tim bir. I thashë që nuk ke cfarë bisedon me mua sepse nuk më pyetët mua kur e nisët këtë histori, nuk keni pse më pyesni tani që e mbyllët. Kaq ishte”, tha ai.

INTERVISTA E PLOTË E DEPUTETIT 
A keni qenë ju në Komisariatin e Krujës apo Fushë Krujës në datën 21 korrik sikur pretendon ish nënkomisari Emiljano Nuhu?
-Me përgjegjësi të plotë ju them se atë ditë nuk kam qenë as në komisariatin e Krujës dhe as të Fushë Krujës. Unë kam qenë në komisariat ditë të tjera për çështje të ndryshme që ju takojnë qytetarëve, por për tim bir asnjëherë.

Po vëllai juaj, Xhelali, keni dijeni të ketë qenë atë ditë në komisariat?
-Nuk e di për vëllain, ai jeton në Durrës. Them që jo.

Djali juaj, Rexhepi a është nën hetim për këtë çështje? Pra për akuzat e Xhinsielës?
-Mua nuk më ka thirrur njeri e nuk di detaje. Djali është thirrur në polici. Kur ka ardhur kallëzimi e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë eja se të kërkon policia. Ai ishte në Sarandë me të dashurën.

Jo me Xhisielën?
-Jo me Xhinsielën. Me një tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse plasi gjithë kjo, sepse djali im e la për një tjetër.

Ju vetë e njihni Xhisielën?
-Po ta shoh si fytyrë rrezik nuk e njoh. E ndoqa mbrëmë intervistën në TV tuaj dhe ajo u tregua e sinqertë. Nuk e kam takuar por një herë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që donte të bisedonte diçka në lidhje me tim bir. I thashë që nuk ke cfarë bisedon me mua sepse nuk më pyetët mua kur e nisët këtë histori, nuk keni pse më pyesni tani që e mbyllët. Kaq ishte.

Pse mendoni që kjo histori mori këto përmasa?
-Ajo është keqpërdorur politikisht. Është sulm politik ndaj meje në radhë të parë, sepse nga viti 2000-2018 kam dalë përherë fitues pavarësisht logos së partisë. Kam pasur dhe kam mbështetje në popull. Mos harroni që kësaj here Krujën e fiton PS si asnjëherë më parë.

http://shqiptarja.com/lajm/ekskluzive-flet-deputeti-i-ps-djali-im-e-la-xhisielen-per-nje-tjeter-nuk-isha-ne-komisariat

Etiketa: deputetEmiljano NuhuKrujëRrahman Rraja

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shuhet në vendin e punës ikona e televizionit shqiptar, Roland Roshi

Shuhet në vendin e punës ikona e televizionit shqiptar, Roland Roshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

17:47 | 22/12/2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

17:45 | 22/12/2025
Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

17:31 | 22/12/2025
Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

17:25 | 22/12/2025
10 milionë euro për çokollata e biskota –

10 milionë euro për çokollata e biskota –

17:19 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –
  • Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –
  • Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –
  • Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –
  • 10 milionë euro për çokollata e biskota –
  • “Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –
  • Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com