Nga sot, Rruga e Kombit do jetë më pagesë për të gjithë kalimtarët. Tarifa për kalimin në këtë aks është 5 Euro ndërsa për kuksianët 1oo lekë. Përmes një postimi në Twitter, Rama ka felenderuar kuksianët për mirëkuptimin dhe u ka premtuar stadium dhe aeroport me paratë e mbledhura.
“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, por dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri”, ka shkruar Rama.