Gruaja e Teodor Kekos, letër për burrin e ndjerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja e Teodor Kekos, letër për burrin e ndjerë

16:00 | 04/09/2018
në Shqiperi
0

Dori im i dashur,
Kam disa kohë pa të shkruar, e di, por unë çdo mbrëmje bisedoj me ty. Pasi mbyllet dita dhe bëhem gati për gjumë, sigurisht që mendimi shkon te gjërat që kanë shkuar mirë ose jo, apo tek ato që priten të ndodhin. Gjithnjë pyes veten se si do kishte vepruar Dori po të ishte në vendin tim dhe sinqerisht shpesh e marr përgjigjen e duhur.

Do të doja që të mos kisha nevojë të shkruaja këtë letër në prag të ditëlindjes tënde të 60-të, por të isha e okupuar bashkë me djemtë për përgatitjen e një feste surprizë për ty. Pastaj, do të doja që në ditëlindjen tënde të të thosha plot gjëra Dori, duke të parë në sy… Të tregoja për Teon e vogël që mban emrin tënd, për Martinin që tashmë është shoku im më i mirë, për Elion, dikur aq të përkëdhelur, që është bërë një baba i kujdesshëm, që i jep Teos dhe Kitit aq shumë dashuri e mua aq shumë mbështetje shpirtërore.

Çfarë të të them më o Dori në këtë përvjetor tëndin?… Kanë kaluar plot 16 vjet nga ikja tënde e, çdo ditë që shkon më mungon më shumë mua dhe fëmijëve, çdo festë jona është e trishtë pa ty, çdo ardhje në Tiranë është dhimbje, sepse e bën edhe më evident faktin që ti nuk je më, çdo kafe në kafenenë tënde të preferuar është e pabukur. E vetmja gjë e bukur që mund të të them është fakti se të gjithë të kujtojnë: miqtë, të afërmit, lexuesit e tu të shumtë. E kjo, pavarësisht se më bën të mos ndihem krejtësisht vetëm, por të të kem pranë në 100 mënyra, sërish nuk mjafton për të gjetur forca e festuar ditëlindjen tënde, përveçse të të sjell një buqetë të madhe me lule, dy gota konjak për ne të dy, e për të ndezur nga një cigare duke biseduar…

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Të të them një sekret… e di ku po e shkruaj këtë letër…. jam buzë liqenit në Pogradec, pikërisht në hotelin ku kaluam muajin e mjaltit. Natyrisht, hoteli ka ndryshuar shumë, por dhoma ime është pothuajse mbi liqen, njësoj si atëherë. Edhe Pogradeci ka ndryshuar, por për mua do të mbetet përherë ai qyteti i vogël e i ëmbël, ku u ngjiz Martini. Të gjithë qeshin, kur u tregoj se djali i madh, tashmë 33 vjeç, është produkt i pastër i peshkut belushk dhe shumë gotave verë të prodhuar në Pogradec, shijuar nga ne në verën më të bukur të jetës sime, atë të vitit 1984.

Përpara se ta mbyll dua të të tregoj për Teon, i cili e ka ndryshuar e gëzuar jetën tonë. Mua më duket, siç çdo gjysheje, fëmija më i ëmbël në botë. Është një ndjesi që nuk e kisha provuar në jetë, dashuri sublime. Shpesh Kiti qesh me mua e më thotë: “Më duket se ke rënë në dashuri me këtë burrin e vogël”. Sa herë e shoh dhe e përkëdhel të kujtoj ty, më vjen mirë që mban emrin tënd, por besomë aq keq që nuk u takuat kurrë, megjithëse jam e sigurtë që do jetë krenar për gjyshin e tij. Sa herë i tregoj përralla, gjithnjë në shqip, sepse jam e vendosur t’i mësoj gjuhën tonë, në fund i them që sa bukur do të ishte sikur këto përralla të t’i tregonte gjyshi Dori dhe besomë më sheh me ato sytë e tij të mëdhenj blu dhe buzëqesh, thua se më kupton.

Po iki përpara se të të trishtoj jetën tënde tashmë të paqtë me përditësinë time tokësore të mbushur me mungesën tënde.
Të dua shumë,
Xhuli
Pogradec më, 28 gusht 2018

Etiketa: grualeterPogradecTeodor Keko

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Gërlica, zëri premtues i rinisë shqiptare në politikën belge

Gërlica, zëri premtues i rinisë shqiptare në politikën belge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

11:59 | 01/02/2026
Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

11:43 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:35 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:33 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –
  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com