Gërlica, zëri premtues i rinisë shqiptare në politikën belge

Duhet të lëçisni

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Qendresa Gerlica, 26-vjeçare, është një nga emrat më premtues të « Listës së Kyetarit » në bashkinë e Brukselit në zgjedhet e ardhshme lokale të 14 tetorit 2018 në këtë bashki të madhe që përfshinë Bruksel 1000, Laeken, Neder-Over-Hembeek dhe Haeren.

Emri i Gërlicës mban numrin 24 në këtë listë që përbëhet për shumicën e saj nga anëtarë të Partisë Socialiste ashtu siç është dhe vetë Qëndresa Gërlica.

Ajo shihet paraprakisht si një nga të rinjtë të denjë për të marrë mandatin e deputetit komunal.

Në CV e saj elektorale 26-vjeçarja ka shënuar se rrjedh nga një familje e njohur e Prishtinës, qytet në të cilin ka lindur në vitin 1992, ndërsa është larguar që andej vetëm 3 vjeçe, për t’u vendosur përfundimisht në Bruksel. Aktualish Gërlica është studente në Universitetin Saint-Louis këtu në Bruksel dhe njëkohësisht punon menaxhere në një firmë të njohur kozmetike. Në lidhje me kandidaturën e saj në zgjedhjet e 14 tetorit, Gërlica shpjegon se vendimin për të kandiduar, mes qindra kandidatëve nuk erdhi rastësisht as dhe brenda natës. Aq më tepër që edhe vetë politika belge nuk funksionon kështu.

“Në fakt, kam shumë vite që krahas shkollës jam aktivizuar me projekte dhe programe socialë dhe rinorë. Kam qenë antare e programit të Parlamentit evropian për të rinjtë e Belgjikës dhe të Kosovës, në kuadër të të cilit ishim zëri i atyre të rinjve dhe ku organizonim debate me të rinjët e të gjithë Europës. Kam qenë gjithashtu përfaqësuese e të rinjve universitarë të fakulteteve të mjeksisë në Belgjikë. Me këtë rast kam drejtuar disa manifestime dhe protesta studentore në Bruksel që kanë gjetur një pasqyrim të gjerë dhe në mediat belge”, thotë vetë 26-vjeçarja në fjalën prezantuese elektorale.

Po kështu e reja Gërlica tregon se ka qenë në kryesinë e organizatës Vlera, e cila eshtë organizata e studentëve shqiptarë të Belgjikës, në kuadër të së cilës janë organizuar shumë aktivitete në ULB. Ndërkohë që nuk ka munguar roli organizativ i saj edhe në eventin e përvitshëm kulturor Ballkan Trafik, ku dhe kultura shqiptare ka zënë një. Vend të rëndësishëm. Duke vazhduar me prezantimin e jetëshkrimit Gërlica thekson se në vitin 2013, në kuadër të zgjedhjeve të Këshillit të Rinisë së Belgjikës është zgjedhur në bordin drejtues të kësaj organizate. Ky forum, shumë i rëndësishëm për rininë belge i ka dhënë mundësinë që të inkuadrohej në shumë veprimtari politike. E konsideruar kësisoj si një portë e artë e hapur për të, 26-vjeçarja tregon se aty ka pasur nderin të punojë me deputeten federale Nawal Ben Hamou, e cila është gjithashtu kandidate në të njëjtën liste në Bruksel dhe me të cilën Gërlica ruan një miqësi të vjetër dhe të veçantë.

“Pas kësaj pata kënaqësinë dhe nderin të takohem me deputetin Ahmet Gjanaj, i cili më ka dhuruar mbështetje dhe besim të pakrahasueshem. Kam qenë gjithmonë admiruese e punës së tij dhe mundësinë për të bashkpunuar e konsiderova si një nder i madh. Në kuadër të organizimeve të shumta që ka drejtuar zoti Gjanaj dhe miqësisë së tij me kryetarin e komunës ku kandidoj z. Philippe Close, më erdhi mundësia të hyj në këtë garë politike me një mbështetje që e çmoj dhe vlerësoj shumë”, thotë më tej Gërlica. Ndërsa duke konsideruar mbështetjen dhe suportin absolut të tre miqve të saj, Gjanaj, Close dhe Ben Hamou 26-vjeçarja shpalos projektin e saj politik duke u fokusuar në shumë gjera, por veçanërisht në : Përfaqësimin e shqetësimeve, propozimeve, projekteve dhe programeve rinore në Këshillin Komunal të Brukselit; lehtësimin e problemit të integrimit të të huajve që vazhdojnë të vijnë në Bruksel; të drejtat e plota dhe të barabarta për gruan në shoqëri si dhe emancipimi i vajzavë të reja; shkollimi dhe arsimi, duke pasur parasysh se fëmijët janë e ardhmja jonë.”

Duke përfunduar, bashkë me apelin drejtuar komunitetit shqiptar të Belgjikës Gërlica thotë: “Jam shumë lumtur dhe krenare që jam pjesë e grupit të formuar nga Ahmet Gjanaj bashkë me kandidatët e tjerë shqiptarë kandidatë në komunat e tjera sepse besoj sinqerisht se arma më e mirë është bashkimi, dhe jemi vërtetë një grup shumë entuziast me projekte të përbashkëta për të cilët përfaqësimi i jonë në këshillat e atyre komunave mund të kthehet në një superfuqi!”

https://albaniaplus.com/gerlica-zeri-premtues-rinise-shqiptare-ne-politiken-belge/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Kurti në Vjenë: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka qenë pjesë e Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në...