Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori përballë Vetting-ut, të dhëna kontradiktore për apartamentin dhe dyqanin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori përballë Vetting-ut, të dhëna kontradiktore për apartamentin dhe dyqanin

22:39 | 20/07/2018
në Uncategorized
0

Ka nisur rreth orës 13:00 të ditës së premte seanca dëgjimore ndaj Xhezair Zaganjorit, kreu i Gjykatës së Lartë.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), deklarimi i pasurisë që ka bërë Zaganjori është i saktë dhe subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë hetimit administrativ.

Zaganjori bëhet me dije se ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se për apartamentin 293 metra katrorë, Zaganjori ka deklaruar se e ka blerë nga të ardhurat e shitjes se një apartament tjetër. Por nga ZRVPP është konfirmuar se për këtë pasuri ekzistojnë të dhëna kontradiktore. Konkretisht ka thënë në kontratën e blerjes 500 mijë lekë, por në deklaratën e Vetting-ut thotë se ka vlerë 5.8 milionë lekë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Për dyqanin me sipërfaqe 70 metra katrorë ka deklaruar se e ka blerë për 1.4 milionë lekë me të ardhura nga familja dhe qiratë. Në deklaratën fillestare e ka deklaruar si bibliotekë. Xhezair Zaganjori ka deklaruar bodrum 65 metra katrorë të blerë për 800 mijë lekë, me të ardhura familjare dhe qira. Sipas deklarimeve rezulton se vlera e kësaj pasurie është 500 mijë lekë, bazuar kjo në kontratën e shitjes. Asnjë nga këto pasuri nuk është në përputhje me njëra-tjetrën, si me kontratën e shitblerjes. Për këtë pasuri është paguar sipas vlerës së kontratës dhe jo vlerës reale të pasurisë. Subjekti ka kryer deklarim të pasaktë edhe për këtë pasuri dhe ka shmangie të detyrimeve në buxhetin e shtetit, pasi nuk ka deklaruar vlerën reale të kësaj pasurie.

Subjekti në deklaratën e Vetting-ut ka deklaruar 15 metra katrorë si zyrë të blerë me vlerën 500 mijë lekë. Kjo pasuri është deklaruar nga Zaganjori edhe në vitin 2003, me të ardhura nga qiraja e bibliotekës. Nga hetimi është vërejtur se asnjë nga deklaratat për këtë pasuri nuk është në përputhje si për vlerën, ashtu edhe për sipërfaqen. Për këtë pasuri është paguar detyrimi tatimor sipas vlerës së kontratës dhe jo vlerës reale.

Për shkollimin e djalit në Londër, Zaganjori ka deklaruar vetëm pagesën e shkollës gjatë periudhës 2008-2013. Diferenca mes asaj që ka deklaruar dhe shpenzimeve reale në Londër është 12 000 paundë.

Gruaja e Xhezair Zaganjorit ka qenë aksionere në një shoqëri që është mbyllur në vitin 2009, por Zaganjori nuk e ka deklaruar kurrë këtë fakt. Për llogaritë bankare të bashkëshortes, në deklaratën periodike nuk janë deklaruar llogaritë e bashkëshortes prej 1. 2 milionë lekë dhe 578 mijë lekë.

Për llogarinë bankare të vitit 2007, nuk është deklaruar hapja e llogarisë rrjedhëse 747 284 lekë, kishte detyrim ta deklaronte.

Sipas Zaganjorit, burimi i pasurive është nga ndërtimi me kontribut i njerëzve të gruas për ndërtimin e objektit pasi morën tokën dhe aty janë pronarë. Ai thotë se ka deklaruar vlerën fiktive të investimit të bërë sepse realisht, sipas tij, nuk ka patur blerje.

“Dua të jap sqarimet e mia për një keqkuptim. E gjithë fabula është se po merret në konsideratë një kontratë shitblerjeje e vitit 2001 që nuk është gjë tjetër veçse një kontratë formalizuese për një pronë që është ekzistuese për më shumë se 5 vitesh. Bëhet fjalë per një ndërtesë të ndërtuar nga familjarët e bashkëshortes, që vjen si trashëgimi e familjes së saj. Ata janë shpronësuar për një pasuri prej 1800 metrash katrorë. Menjëherë pas ndryshimeve u bë kërkesë për t’u kthyer tokën që kishte ngelur, rreth 250 metra katrorë. Toka u kthye dhe u vendos që të krijohej një njësi shërbimi. U vendos që kontributi të ishte i barabartë, doli leja e ndërtimit për një ndërtesë polifunksionale. Unë në këtë kohë isha në Gjermani dhe ramë dakord që të kontribuonim të gjithë. Në 1997 u ndërtua objekti dhe familjet e shpërngulën në objektin që u ndërtua me kontributin e përbashkët. Në këtë godinë kati i parë është biblotekë dhe kontrata u lidh. Në vitin 2001 është shkuar për të bërë regjistrimin, por ama duhet të kemi parasysh që fitimi i pronësisë ishte bërë që në vitin 1997. U bë veprimi për regjistrim në vitin 2001 dhe këto kontrata nuk janë antiligjore”, sqaroi Zaganjori.

“Nuk është e vërtetë që unë nuk kam sjellë dokumente. Edhe për të ardhurat e mia ju kam sjellë dokumente origjinale për të gjithë punën time si pedagog e referues në universitete të ndryshme të botës. M’u desh të merrja në institutin gjerman ku punoja dokumentet për t’ua provuar këtë gjë, keni pagesat nga Universiteti i Tiranës, kam sjellë të ardhurat nga qiraja sepse nga viti 1997-1999, kjo qira shkoi si kosto për bashkëpronarët që investuan më shumë dhe u thashë që t’i mbanin të ardhurat nga qiraja. E shita shtëpinë që kisha afër gardës dhe ua dhashë njerëzve të gruas, si pjesë e kontributit tim për ndërtimin e pallatit në fjalë”, shtoi Zaganjori.

http://top-channel.tv/2018/07/20/kreu-i-gjykates-se-larte-perballe-vetting-ut-xhezair-zaganjori-te-dhena-kontradiktore-per-apartamentin-dhe-dyqanin/
Etiketa: Gjykata e LartevettingXhezair Zaganjori

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Basha: Nëse i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do ua vëmë kullave tuaja

Basha: Nëse i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do ua vëmë kullave tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com