Merreni pak më shtruar këtë budallallëkun me hotelin e Durrësit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merreni pak më shtruar këtë budallallëkun me hotelin e Durrësit

13:14 | 18/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Enver Robelli 

S’di njeriu çfarë të bëjë këto ditë. Të shkojë në një hotel në Durrës, punëtori i së cilit shan «kosovarët» me farë e me fis? Apo të vizitojë ordinancën e një (b)analisti politik në Tiranë, i cili në furinë e tij për të rënë në sy ka filluar të deklarohet edhe për rruazat e përbashkëta të gjakut të shqiptarëve, serbëve dhe «kosovarëve»? Do të bënit gabim të madh në këtë verë nëse vërtet filloni t’i merrni seriozisht këto mini-ngjarje.

Që të mos ketë keqkuptime: përvojat e këqija si kjo me hotelin në Durrës duhet të bëhen publike, duhet të denoncohen, duhet të diskutohet për to, sepse, fundja, klienti nuk e kishte ndërmend të shkonte të flinte falas në hotelin në Durrës, ai pyeti nëse mund të bënte një rezervim, punëtori i hotelit i tha qartë «jo» nëse nuk paguan një kapar. Klienti (turisti) tha se nuk mund të bënte pagesë të tillë për shkak se ishte në Prishtinë, kaq, ditën e mirë. Punëtori i hotelit u përgjigj siç e pamë të gjithë. Kjo mjaftoi që në botën virtuale të fillojë ai debati i njohur «mbi ne» dhe «mbi ata», ata ta fusin, ndërsa ne, kosovarët supershqiptarë, ne jemi engjëj, të tillë si turistë na njeh gjithë bota. Ha, ha!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Merreni pak më shtruar këtë budallallëkun me hotel në Durrës, sepse të tillë punëtorë hotelesh mund të gjeni kudo, edhe në Kosovë. Shqipëria po bën hapat e parë të turizmit masiv, të gjithë e dimë këtë. Sezoni i turizmit zgjat vetëm disa javë, ndërsa turistët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora presin që shërbimi të jetë i nivelit të hoteleve me pesë yje të Zürichut, Berlinit apo Baselit? E si mund të paguajë një pronar hoteli njëzet kamerierë profesionistë nëse ata kanë punë vetëm gjatë verës dhe pastaj duhet të kthehen në shtëpi ose si barinj ose si të papunë?

Ka edhe zgjidhje të tjera për të gjithë ata shqiptarë që në mënyrë notorike ankohen sapo të kalojnë pikën kufitare në Morin apo sapo të dalin nga Porti i Durrësit: përse nuk shkoni në ndonjë ishull grek? Atje, në një hotel të ashtuquajtur me pesë yje, me shërbim «all inclusive» të stilit të fermës së kafshëve, për një familje do të paguani për 14 ditë 6000 euro. Ka edhe alternativa më të lira në Turqi, në ato kazermat buzë detit, ku të ngujojnë me një byzylyk të plastikës në dorë – ha dhe mos u ndal, 14 ditë. Prej se e kam lexuar një reportazh të gjatë në gazetën e famshme gjermane «Die Zeit» për këtë lloj turizmi masovik, malli më merr vetëm për kafehanet dhe restorantet e Stambollit, për shembull për madhështinë e hotelit Pera Palace.

Përkundër të gjitha problemeve Shqipëria është një parajsë e vrazhdë, ku shqiptarët nga gjithë bota janë të mirëpritur. Aty të gjithë jemi më shumë se turistë. Si për të mirë, si për të keq. Meqë është streha jonë e dytë e atdheut, aty sillemi pak me kapadaillëk. Pritjet i kemi të mëdha, por kuletën pothuaj të zbrazët. Në këtë mjerim ndajnë fatin e njëjtë mësuesi me grua dhe me katër fëmijë nga një fshat i Kosovës me shitësin e misrave në Qerret apo me një shqiptar të rivierës së Durrësit që lëshon banesën me qira për të fituar ndonjë lek. I pari dëshiron të kalojë sa më mirë me shpenzime minimale, i dyti – edhe kjo është tepër legjitime – dëshiron të fitojë pak nga turizmi që të kalojë disi dimrin. Nëse në Dubrovnik paguani një sallatë 20 euro, në Durrës paguani një banesë për një natë 20 euro. Shqipëria është ende e lirë. Dhe vizitojeni sa është e lirë, sepse nuk do të jetë përherë kështu.

Tani për tani në këtë parajsën e vrazhdë shqiptare ju mund të shkoni te Sadati në Golem dhe të mbushni tepsinë me peshk për 10 veta për nja 3500 lekë. Hajgare hesapi! Mund të bleni kudo në rivierën e Durrësit dhe në jug pemë e perime që janë larg më të shijshme (dhe më të lira, gjithsesi) se kudo në Europë. Nga rastet indivuduale si kjo me hotelin në Durrës ne mund të bëjmë afera të mëdha kombëtare, kjo është lehtë në kohën e Facebook-ut. Por, a i përgjigjet realitetit? Jo. Sepse realiteti si në çdo vend edhe në Shqipëri është i ndërlikuar. Po bëhen gati 20 vjet që nga çlirimi i Kosovës dhe mundësitë për të komunikuar janë të hapura. Por, disa paragjykime nuk hiqen se nuk hiqen.

Në Shqipëri jo pak njerëz ende besojnë se çdo kosovar që ka ardhur në Tiranë a Durrës në fillim të viteve ’90, s’kishte gjë tjetër në mendje përveç se ta mashtrojë një motër të ndershme shqiptare për seks. Uha! Po kjo tingëllon si ai rrëfimi i prostitutave të Moldavisë, të cilat thonë se shkuan në Perëndim pasi një punëdhënës u premtoi se do të kujdeseshin për fëmijët e një familjeje të pasur dhe, pa shih ti!, krejt papritur përfunduan në rrjete të prostitucionit. Kuptohet që ka pasur gomarë kosovarë që vinin nga diaspora dhe keqpërdornin mjerimin e vajzave shqiptare, por a nuk e bënë këtë pastaj në mënyrë edhe më masive bandat nga Laçi në Leskovik duke dërguar mijëra vajza shqiptare në «tregjet» e prostitucionit nga Italia në Suedi. E shihni: realiteti është i ndërlikuar.

Andaj shijojeni verën – nga Shkodra në Sarandë. Sepse s’ka vend tjetër në Mesdhe përveç Shqipërisë ku me 1000 euro mund të kaloni pushime hatashëm të mira. Jo vetëm pse Shqipëria është e lirë, por – këtë duhet theksuar përherë – ky vend ofron pak më shumë se pushime në plazh.

http://dialogplus.ch/merreni-pak-me-shtruar-kete-budallallekun-me-hotelin-e-durresit-130661
Etiketa: Durrësenver robellikosovarëkosoveplazhprostitutaShqiperivajza

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Nga Tirana në Milano, avioni me 143 pasagjerë në bord bën ulje emergjente

Nga Tirana në Milano, avioni me 143 pasagjerë në bord bën ulje emergjente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com