Akuza të forta dhe të drejtpërdrejta nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Ai i është rikthyer edhe njëherë tjetër çështjes së Klement Balilit, i cili prej dy vitesh ndodhet në arrati, duke e cilësuar dështim punën e qeverisë, prokurorisë dhe policisë shqiptare.
“Dështim i prokurorisë, policisë dhe qeverisë për arrestimin e Balilit. Balili është një bos i krimit të organizuar. Nuk kanë patur aftësinë ose vullnet për ta kapur. I bëj thirrje Ramës, Xhafës dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë. ONM ka thënë se do përfundojë këtë verë kalimin në Vetting. Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia për ta po vjen”, deklaron Lu.