Koncerti i Ermalit ishte falas, por për të zgjedhurit pati bileta “First class” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koncerti i Ermalit ishte falas, por për të zgjedhurit pati bileta “First class”

00:59 | 03/06/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Kujtim Xhaja
Gati një muaj përpara u “trumbetua” në të gjithë mediat tradicionale dhe sociale mbajtja e nje koncerti te veçantë në Tiranë. Dy artistë tashmë të ndërkombëtarizuar me origjinë shqiptare do të performonin në dy netë të ndryshme. Ata ishin Ermal Meta dhe e famshmja Rita Ora. Në çdo stacion qëndrimi autobusash ishte e pamundur mos të cekte syri banera-t dhe reklamat e ndriçuara të dy këngëtarëve të njohur. Kurioziteti dhe dëshira për t’i parë dhe dëgjuar nga afër këta artistë ishte e madhe…
Dita afroi… 1 Qershor, ora 18:00…
Thuhej se diku nga ora nëntë do të performonte artisti i shumëpritur. Koncerti organizohej nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e njërës nga tre kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në vend.
Në spotet e shpeshta televizive na ishte vrarë veshi që hyrja ishte falas në këtë event. Të gjithë kishin shkuar me këtë pritshmëri. E siç thotë ajo shprehja: “Të gjitha rrugët e Tiranës të çojnë në qendër”, mbas pune, mbasdite, u gjenda pikërisht atje.
Turmat e para të njerëzve ishin mbledhur, skena ish vendosur, këngëtari po bënte provat gjenerale para se të niste nata festive.
Ç’të shoh!!! Përreth skenës ku do të performonin artistët ishte vendosur një pengesë, në formën e një gardhi me hekura, I ngritur afërsisht një metër nga toka. Kjo ish një zonë e “privilegjuar”. Aty, jo çdokush mund të hynte. Zona në fjalë ishte pjesa më e mirë, nga ku mund të shquaje dhe të dalloje pa shumë mundime këngëtarët.
Që të ishe pjesë e saj duhet të kishe me vete bileta…Me të dëgjuar këtë, vura re një zemërim në fytyrat e njerëzve, një turbullim në mimikat e tyre…Dukej sikur u gjendën përballë një pabesie…
“Pse qënka me bileta?!”Po në tv thuhej hyrja e lirë?!”-filluan t’iu revoltoheshin ata policëve bashkiakë, të cilët qëndronin në pritën matanë pengesës. U krijua një amulli… turma anës gardhit zuri të shtyhej. Nuk e përtypte dot faktin, sesi shumë afër tyre, një pengesë matanë, ca njerëz të tjerë do gëzonin kushte të tjera. Të gjithë, siç ishin iu rebeluan me egërsi “policëve të gjorë”. Këta të fundit bënin cdo përpjekje për të qetësuar turmën e acaruar.
Adoleshentë, fëmijë, burra, gra, pleq e plaka, madje edhe një grup italianësh kish mbërritur për të dëgjuar live këtë eveniment. Italianët, afrohen tek gardhi, bëjnë një pyetje, mesa duket kuptojnë diçka, rrudhin vetullat edhe largohen pa bërë shumë rezistencë. Përballë meje shoh orvatjet e një polici, i cili po i thoshte një zonje të pjekur: “Zonjë, të lutem, duhet të kesh biletë që të hysh këtu, biletat ishin falas, mund t’i kishe gjetur më përpara..”
Turma me të dëgjuar këtë revoltohet më shumë! Nuk kishte logjikë! Hyrja ishte falas me demek, bileta falas, po ku shpërndahej kjo biletë? Pas gjysmë ore, vihet re një grup të rinjsh dhe të rejash, të cilët mësyjnë hyrjen e “blinduar” mirë.
Me bileta në duar dhe me një pamje serioze, ca të nxituar zënë vendet e para, afër skenës. Këta ishin më së shumti punonjësit e bashkisë së Tiranës dhe një pjesë e mirë e administratës publike dhe punonjës të kompanisë, e cila sponsorizoi eventin.
“Zona e privilegjuar” ishte vetëm për ta. Ata kishin mundur t’i siguronin biletat si një dhuratë, nga shefat e tyre.
Të gjithë ishim në një shesh publik, në një event të organizuar nga bashkia, e cila paguan, organizon një event me taksat tona. Ne, me fjalë të tjera kishim paguar në një mënyrë, për të qënë aty. Kjo ndarje pse duhej të bëhej?
Në çdo vend të botës, koncertet, eventet artistike, kulturore, festive bëhen ndër të tjera edhe për të bashkuar njerëzit, t’i unifikojnë ata nën një mbremje të vetme dhe të dëfrejnë turmat. Tek ne akoma ekziston mendësia e ndarjes, e një ndarjeje simbolike, pa asnjë vlerë monetare.
Aty pashë fansa, adhurues të flaktë të këngëtarit, të cilët dinin përmendësh çdo tekst të këngëve të tij. Vallë a nuk e meritonin ata të ishin afër tij, më shumë se disa të tjerë, të cilët, për faktin e thjeshtë që punonin në bashki e gëzonin këtë të drejtë?
Muzika, arti nuk është për të vendosur barriera mes njerëzve, asnjëherë nuk e ka patur këtë qëllim. Madje, në të shumtën e herëve ajo i ka prishur, hequr, shkatërruar këto barriera, të cilat rëndom vendosen si “kushte” nga disa organizatorë publikë dhe privatë, në një shesh, që mbi të gjitha është i të gjithë qytetarëve.
Kjo ndasi ish pjesa më e keqe a atij spektakli. Vallë ç’do t’i kushtonte bashkisë dhe kompanisë private ta linin gjithë sheshin e lirë? Të lirë për këdo, i cili kish dëshirën e madhe t’i shihte afër këto figura që janë kthyer gati-gati në mite nga ekspozimi dhe përfolja aq e shpeshtë e mediave.
Fansat kanë mundësi vetëm një herë t’i shohin kaq afër tyre, sepse evenimente të tilla janë vërtetë të kripura. Edhe një herë të vetme, ata do të jenë të ndarë për t’u kënaqur.
Shumë portale flasin për shuma marramendëse, të cilat kanë qarkulluar që këta artistë të performojnë këtu. Nuk dua të hap këtë diskutim, por  dua të ndalem tek mënyra sesi entitetet publike dhe private kanë qasje ndaj publikut të tyre, I cili duhet të jetë  i barabartë në vlera, mundësi dhe shanse edhe kur argëtohet. Është e drejta e tij të jetë i tillë…
Etiketa: Ermal Metafirst classgardhkoncertkujtim xhajamuzikepublik

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Hoxha në Elbasan zmbraps agjentin e policisë: Lëri qytetarët të protestojnë, ushqehesh me taksat e tyre (Film)

Hoxha në Elbasan zmbraps agjentin e policisë: Lëri qytetarët të protestojnë, ushqehesh me taksat e tyre (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com