Rama deklaroi se audio e publikuar nga PD është montazh, por demokratët kërkojnë largimin e tij dhe të ministrit Xhafaj.
“Rama ik, Xhafaj ik, poshtë policia”, janë thirrjet e opozitarëve që po protestojnë në mjediset e jashtme të ministrisë së Brendshme.
“Ministrat janë të lidhur me krimin, si Tahiri dhe Xhafaj. E dëgjuat prapë me akuzat për median dhe opozita, jo ata që kryen krimet, por ata që i zbulojnë krimet. U kthye prapë te historia me agjentë rusë. Kapet Tahiri, apo Xhafaj, ai thotë do të përgjigjet opozita, por në fund do të përgjigjet ai. Është shprehja ku nuk parë asgjë, ai do të pendohet për dekalratat që bëri sot. Protesta e sotme është vetëm një hap. Kjo histori sapo ka filluar, Rama nuk ka parë gjë akoma”, tha Paloka.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156296476104909/