Majlinda Bregu është zgjedhur sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në BE, duke u bërë e para politikanë shqiptare që merr një post të tillë në strukturat europiane.
Por, detyra e fituar gjatë një gare e ish-deputetes demokrate ka hapur jo pak debat në Shqipëri. Me nota ironie, ish-ministri Ylli Manjani, e konsideron punësimin e saj si rezultat të lobimit të qeverisë në Europë.
“Ne e dinim se qeveria po lobonte për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por paskan punuar për të punësuar Majlindën!!! Po Lulin përse e do ta ketë me vete nëpër takime në Europë?! Për ta punësuar edhe atë?!! O pika mu në politikë! Degjenerim ekstrem…”, ka shkruar Manjani.