“Ne kishim vetëm një hall, taksën, kurse tani kemi edhe një tjetër, burgun”, shprehen kuksianët ndërsa protestojnë kundër arrestimit të bashkëqytetarëve të tyre.
Protesta ka nisur këtë të enjtë në orën 11, ndërsa qytetarët dhe familjarët janë të bindur që do ta fitojnë betejën e nesërme.
Nesër 11 të arrestuarit do të dalin para gjykatës së Apelit, ndërkohë që anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë organizuar protestën e sotme para gjykatës së Kukësit.