Ish-kryeministri Sali Berisha me celularin e tij në dorë është afruar pranë Saimir Tahirit duke regjistruar një video të cilën e ka postuar live në Facebook.
Opozita është larguar nga salla siç ishte njoftuar dhe më herët, por Berisha nuk e ka lënë kuvendin pa i përmendur Tahirit Habilajt.
“Po kremtoni raportin me Habilajt. Të nxirret jashtë Saimir Tahiri. Ftoni dhe Habilajt e Balilajt atëherë. Nuk ka seancë në Kuvend me Tahirin“, tha Berisha duke iu drejtuar qeverisë.
Duke dalë nga salla, Berisha është drejtuar nga Tahiri, ku i tha: “Po e festoni me Habilajt.”
”Si je çmendur kështu mo si je çmendur kështu”, përsëriste Tahiri.
Berisha ka vazhduar duke i thënë:“Po s’fole të nxorra dosjen. Ja ku e keni ja ku e keni. Pyete pak për Gazin.”
Tahiri sërish i është përgjigjur duke qeshur: “Si je çmendur kështu o Sali, si je çmendur kështu”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/992294900931417/