Byroja e Kuvendit vendosi sot të përjashtojë për 10 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të opozitës, pasi hodhën miell, vezë e letra në drejtim të kryeministrit Rama e ministrave të tij.
Ndërkohë, deputetët opozitarë edhe njëherë thanë se vendimet e Byrosë së Kuvendit janë kthyer në një estradë dhe me standarde të dyfishta.
Ata thanë se duhej të ishte përjashtuar edhe Edi Rama për fjalorin fyes ndaj shqiptarëve.