Klasa politike shqiptare në pjesën më të madhe të rasteve nuk gjen dakodësi për të votuar ligje apo për të marrë vendime edhe pse vihet në diskutim e ardhmja e popullit shqiptar.
Megjithatë ka organizime dhe konferenca që i bëjnë bashkë palët. Këtë herë e majta dhe e djathta janë bashkuar në një tryezë, ndërsa në qendër të diskutimit është LGBT.
Forumi “Pjesëmarrja politike e personave LGBTI në Shqipëri”, po zhvillohet sot në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në listën e pjesëmarrësve vihen re emrat e Donald Lu, Romana Vlahutin, Vasilika Hysi, Grida Duma, Nora Malaj, etj.