Presidenti Meta i ka dhënë plotfuqishmërinë ministrit të Jashtëm, Bushati për të vijuar marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky vendim është komentuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili thotë që “për çështjet e tjera (Çamëri, lëvizja e lirë, kufiri tokësor, toponime e kështu me radhë), fuqia mbaroi…”
Me ironi, Manjani shton se i vetmi vend, ku Kushtetuta të mund t’i mbijetojë kohës është muzeu.
“Presidenti mbushi me plot me fuqi ministrin e Jashtëm.
Të merret vesh me grekët për detin!
Për çështjet e tjera (Çamëri, lëvizja e lirë, kufiri tokësor, toponime etj.), fuqia mbaroi…
Prishur mos qoftë!
Të na rrojë vendimi i Gjykatës Kushtetuese së bashku me Kushtetutën!
Për më shumë jetëgjatësi, sugjeroj t’i çojmë në muze! Shpresoj të ketë ndonjë copëz vend…”, shkruan Manjani.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...









