Një automjet i ngarkuar me drogë është përfshirë në një aksident mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.
Dy automjete janë përplasur si pasojë e vështirësive që kanë shkaktuar reshjet dhe dëbora në qarkullim.
Drejtuesi i “Audit” ku ishte e ngarkuar lënda narkotike është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sasia e drogës nuk dihet ende,ka detaje për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjera që kane qenë në automjet. Mësohet se pas aksidentit drejtuesi i “Audi”-t është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin. Aksidenti solli edhe trafik të dendur në Milot, ku radha e automjeteve arriti deri në 3 km.