Vendimi i Presidentit Meta për të mos nënshkruar dekretin që autorizon qeverinë e Tiranës për të vazhduar negociatat me Greqinë është cilësuar nga mediat fqinje si minim i zgjidhjes së disa çështjeve me rëndësi.
Ato vijojnë më tej duke shkruar se ky zhvillim bllokon dhe rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Presidenti shqiptar iu vë flakën marrëdhënieve shqiptaro-greke”, shkruajnë disa nga mediat greke ndërsa kjo ngjarje është publikuar në të gjitha mediat.
Ato akuzojnë Metën se më ketë qëndrim ka për qëllim të luajë lojëra të brendshme-mercenare dhe partiake.