Pas deklaratës së Kryeministrit Rama se një president i përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën do të ishte simbol i unitetit kombëtar, reagimet kanë qenë të shumta.
Në këtë debat është përfshirë edhe Princ Leka i cili thotë se dy popujve i duhet një mbret.
“Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore”, shkruan Princ Leka faqen e tij në Facebook.