Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka postuar një fotografi, me të cilën “sfidon shqiptarët”. Një pamje magjike e një mali, për të cilin pyetet, nëse është në Shqipëri apo SHBA.
“Është një ditë e ngrohtë dhe me diell në Tiranë sot, por ne donim t’ju tregonim këtë foto të mrekullueshme të një mali me dëborë. Ku mendoni se është shkrepur kjo foto, në Shqipëri apo në Amerikë?”, shkruhet në postimin e ambasadës.