Presidenti grek Prokopis Pavlopulos vijon të deklarojë se diskutimet e palës shqiptare për Çështjen Çame rrezikojnë të ardhmen në BE.
Në një deklaratë të bërë së fundmi Pavlopulos thekson se udhëheqja shqiptare po gabon duke mbrojtur të drejtat e çamëve, të cilët i cilëson bashkëpunëtorë të nazistëve.
“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE”, ka thënë ai.