S’mjaftuan topat dhe predhat serbe, kullat e Jasharëve prej 20 vitesh i godet koha (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’mjaftuan topat dhe predhat serbe, kullat e Jasharëve prej 20 vitesh i godet koha (Film)

14:13 | 23/01/2018
në Uncategorized
0

Sikur të mos të kishin mjaftuar topat dhe predhat serbe, kullat e Jasharëve i goditi koha prej 20 vjetësh, pa i lëshuar askush një sy serioz për restaurim e mirëmbajtje.

Në të hyrë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bie në sy një hapësirë e rregulluar mirë me pllaka mermeri, gjelbërim e ura në një lum afër varreve të heronjve. Që të rregullohen deri në detajin e fundit kujdes është treguar edhe për varret e renditura si një ushtri.

Por, fatin që të kenë pamje madhështore nuk po e kanë kullat, ku familja Jashari jetoi dhe ra. Tri objekte të larta u bënë ballë granatimeve e luftimeve disa ditore. Ato në atë kohë pësuan dëmtime, por arritën që qëndrojnë stoikisht në këmbë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Asaj i bënë ballë, por dëmtimi serioz po lë gjurmë në ditët e sotme. Gati dy dekada pas sulmeve kanë bërë që kullat të mos i përballojnë shkatërrimet e kohës e mos-kujdesit. Të dobëta para kësaj padyshim se janë skelet e çatitë që ishin vendosur që t’i mbrojtur këto ndërtesa. Kjo veshje nuk arriti që 20 vjet t’i bëjë më të qëndrueshme këto fortifikata.

Vetëm disa centimetra më poshtë çatisë së metaltë është kulmi i vërtetë i kullës së madhe. Atij i kanë mbetur vetëm disa gjurmë nga struktura e saj. Dëmtimeve të njëjta nuk i shpëtuan as dy të tjerat që janë aty pranë.

Më tej hyrja në kullë përmes shkallëve nuk mund të bëhet më. Kjo pasi ato tashmë janë rrëzuar. Funksion më nuk kryen as ballkoni në katin e sipërm. Pamja e Prekazit nuk mund të shijohet më nga aty lart, pasi ballkoni ka mbetur i varur sa për të dëshmuar se dikur nga aty vrojtohej hapësira përreth.

Derisa ballkoni qëndron edhe i varur, pjesë të kullës tjetër tashmë kanë rënë në tokë. Nuk janë më pjesë e objektit, por ato janë skajuar shumë pranë tij.

E, vetëm disa metra larg ishte objekti i vogël, ku dikur mbahej municioni i familjes Jashari. Tash nga ai kanë mbetur disa rrënoja dhe një mur që qëndron ende i ngritur. Më mirë nuk është as bunkeri i komandantit Adem Jashari nga i cili vëzhgonte zonën. I gjendur në mal, qindra metra larg kullave, ky bunker i drurit është dëmtuar nga reshjet e shiut, derisa përreth e ka përfshirë balta. Jashtë dëmtimeve nuk është as busti i Komandantit Legjendar Adem Jashari, që i janë vjerrur pllakat.

Këto pamje i shohin çdo ditë vizitorët që nuk ndalen kurrë. Por, kjo gjendje po i zhgënjen ata që pas disa vjetësh u kthyen në këtë vend.

https://ndertimi.info/nje-mengjes-mund-te-na-cele-me-kullen-e-rrezuar-te-jasharajve-krejt-po-e-thone-video/

Etiketa: Adem JasharijasharevekosovekullapredhaPrekazserbëtopa

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Konsumuan hamburger dhe sanduiçë, helmohen 5 nxënës në Durrës

Konsumuan hamburger dhe sanduiçë, helmohen 5 nxënës në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com