Nga Mitrush Kuteli
Bje shi, Adrianë,
Bje shi i qetë në qytet
Shi që më bluan e më vret
E s’di se ku të shkoj
Nëpër Tiranë.
Të kërkoj, Adrianë,
Me ankth nëpër qytet i shkretë
Kur shtrydhen retë
E djellë s’lind e s’perëndon
Përmi Tiranë.
O sa çudi, Adrianë,
Të dua të mos jem njeri
Dhe varreve t’u kem zili
Se varret s’dinë kur bje shi
Përmi Tiranë.
Shkurt 1944