Nga Mesila Doda
Më është dashur të hesht gjatë ditës së sotme thjesht që të kisha mundësinë të gjykoja mv e qetë mbi ngjarjet e sotme. Përfundimisht sot shteti pushoi së ekzistuari… deputete vajza e gra që dhunohen, karta votimi që vidhen, Kushtetuta e bërë copash, shteti i rënë…
Unë sot deklarohem publikisht me opozitën që zbret në sheshe… nëse protestat do shtyhen për kohë më të përshtatshme është më mirë të pranojmë kapitullimin para të keqes. Para një të keqje të madhe duhet të heshtë çdo inat, kënaqësi a pakënaqësi e jona me e vogël. Shteti demokratik sot është uzurpuar i gjithi nga përgjegjësi i vetëm që bëri të marrin arratinë 200 mijë shqiptarë. Në këto kushte vetëm sheshi dhe përballja mund të jenë garantët e demokracisë në vend.